Përsëritet finalja e Wimbledon në Paris 2024!

vovalbania August 03, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Përsëritet finalja e Wimbledon në Paris 2024!

Novak Djokovic mposhti italianin Lorenzo Musetti 2-0 (6-4, 6-2) në gjysmëfinale të turneut të tenisit në Lojërat Olimpike të Parisit. Ndeshja nisi në mënyrë të barabartë, me setin e parë të barabartë 4-4, para se serbi të siguronte fitoren duke marrë dy “game” të njëpasnjëshme. Më pas, Musetti (i renditur i 11-ti në renditjen e ATP) kryesoi në setin e dytë (1-2), por vetëm kaq sepse Djokovic nuk la më asnjë “game”, duke e mbyllur këtë set 6-2.

Pavarësisht se ka një dëmtim në gjurin e tij të djathtë, Djokovic do të përballet për fitimin e medaljes së artë në tenis me Carlos Alcaraz, i cili së fundmi e mundi në finalen e Wimbledon-it. Tenisti 37-vjeçar është në kërkim të një titulli të paprecedentë në karrierën e tij, pasi rezultati i tij më i mirë olimpik ishte medalja e bronztë në Pekin 2008. Nga ana e tij, Alcaraz eliminoi këtë të premte kanadezin Felix Auger-Aliassime.

Rafael Nadal dhe Carlos Alcaraz avancuan për në çerekfinalet e tenisit në lojën dyshe të Lojërave Olimpike në Paris 2024. Dyshja spanjolle mposhti me shifrat 2-1 dyshen holandeze, Griekspoor dhe Koolhof dhe tashmë i afrohen më shumë objektivit për të qenë në zonën e medaljeve.

Megjithatë, pas sfidës, ishte Nadal ai që u shpreh se medalja në Paris nuk është diçka e mirëqenë për atë dhe Alcaraz, dhe se vetëm njerëzit që nuk e kuptojnë tenisin mendojnë se dyshja e ka të sigurt zonën e medaljeve. Nadal u shpreh:

Medalja është e mirëqenë vetëm për ata që nuk e kuptojnë tenisin. Me emër nuk fitohet asgjë, loja dyshe është shumë e ndryshme nga ajo teke. Unë dhe Alcaraz kemi luajtur shumë pak së bashku, megjithatë ia dolëm mirë përballë disa rivalëve shumë të fortë dhe që mbi të gjitha ishin të mësuar me lojën dyshe. Këtë ndeshje shfaqëm një nivel më të mirë se në ndeshjen e parë dhe çdo ditë që kalojmë në Paris e konsiderojmë si shumë të çmuar.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65685 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE