Ushtria izraelite vret një komandant ushtarak të Hamasit!

vovalbania August 03, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ushtria izraelite vret një komandant ushtarak të Hamasit!

Ushtria izraelite, IDF deklaroi se vrau komandantin ushtarak të Hamasit në Tulkarem, në Bregun Perëndimor, sot në një sulm ajror, në një eleminim të synuar që goditi një automjet dhe vrau katër persona të tjerë.

Viktima kryesore u identifikua si Sheikh Haitham Balidi, komandant i Tulkaremit të Brigadave Izzadin al-Qassam, krahu ushtarak i Hamasit, grupit radikal palestinez, i shpallur “terrorist” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e Bashkimi Evropian.

Agjencia palestineze e lajmeve, Wafa raportoi për një automjet të goditur nga ajri në Tulkarem me pesë të vdekur, por pa zbuluar identitetin e tij. Sulmi u krye me një dron ushtarak izraelit, i cili goditi automjetin palestinez në rrugën midis Zeitas dhe Attilit, në verilindje të Tulkaremit.

Ushtria amerikane do të dislokojë avionë e anije luftarake shtesë në Lindjen e Mesme ndërsa Uashingtoni synon të forcojë masat mbrojtëse pas kërcënimeve nga Irani dhe aleatët, Hamas e Hezbollah. Shtetet e Bashkuara po përgatiten që Teherani të përmbushë zotimin për t’u hakmarrë. Pentagoni miratoi dërgimin e anijeve luftarake që mund të rrëzojnë raketa balistike me objektiva në Lindjen e Mesme dhe Evropë.

Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin e informoi Izraelin për ndryshimet aktuale e të ardhshme të pranisë së forcave amerikane në Lindjen e Mesme.

Zyrtarët i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se po shqyrtojnë një gamë të gjerë variantesh, përfshirë mjetet ajrore e detare.

Ndryshimet e pritshme vijnë teksa Shtetet e Bashkuara po përgatiten pas kërcënimeve të Iranit për të reaguar lidhur me vrasjen e udhëheqësit të Hamasit, Ismail Haniyeh në Teheran e një serie eliminimesh të figurave të larta të grupit militant palestinez.

Shefi i Pentagonit, Lloyd Austin zhvilloi një bisedë telefonike me Ministrin e Mbrojtjes të Izraelit, Yoav Gallant ndërsa në Gazë vazhdon lufta mes Izraelit dhe Hamasit. Zëdhënësja e Pentagonit, Sabrina Singh:

Sekretari Austin informoi ministrin se masat shtesë të Pentagonit do të përfshijnë ndryshime të vazhdueshme të pozicionimit të forcave amerikane për të mbështetur mbrojtjen e Izraelit.

Presidenti Biden dhe sekretari i Mbrojtjes kanë shprehur përkushtimin për shtimin e forcave mbrojtëse në rajon. Mbetet e paqartë nëse përgatitjet amerikane janë aq intensive sa ishin përpara 13 prillit kur Irani ndërmori një sulm me dronë dhe raketa kundër territorit izraelit. Ushtria izraelite eliminoi me sukses pothuajse të gjitha raketat dhe dronët, rreth 300, me ndihmën e ushtrisë amerikane dhe aleatëve të tjerë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 66188 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE