Veliaj inspekton punimet: Karabinaja e Teatri të Ri gati më 2025-ën!

vovalbania August 03, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Veliaj inspekton punimet: Karabinaja e Teatri të Ri gati më 2025-ën!

Puna për Teatrin e Ri po ecën me ritme të mira dhe brenda vitit 2025 pritet të mbarojë ndërtimi i karabinasë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga aktorët Alfred Trebicka, Artan Imami, Arben Derhemi, Eni Jani, etj, inspektoi punimet për përfundimin e godinës se re dhe njoftoi se paralelisht do të vijojë puna edhe për sigurimin e pajisjeve të nevojshme për funksionimin e teatrit.

Ky ka qenë një projekt shumë, shumë kompleks, shumë i debatuar, shumë i politizuar, por çdo krizë është edhe një mundësi. Mundësi për ta përmirësuar, mundësi për ta sqaruar më mirë, edhe mundësi për ta verifikuar se projekti po ndodh.

Më vjen mirë që nuk çeduam as një cm2 te toka e teatrit. Më vjen mirë që nuk çeduam as te propozimi për ta çuar te “Bregu i Lumit”, siç thoshin disa. Ky është një investim për 100 vitet e ardhshme, ndaj mezi pres që brenda vitit tjetër ta kemi mbaruar edhe karabinanë. Paralelisht do të fillojmë me lotin e dytë. Do të hapim garën për pajisjet teknologjike, inxhinierike, audio, video, foni, fasada metalike, fasada xhami. Pra, e gjithë pjesa e formës së betonit që është ajo perdja simbolike e kapur e skenës.

Veliaj u shpreh entuziast për faktin se puna më e madhe për hedhjen e themeleve ka përfunduar.

Jam shumë entuziast për mënyrën si kemi ecur me të gjitha punimet te Teatri i Ri. Këtu kemi zbritur në katin -1, ku kemi bërë punën më të madhe, por është edhe puna më e komplikuar. Edhe në punët publike, si në teatër, ajo që ndodh më pas në skenë është puna më e vështirë.

Kjo ishte një zonë, ku nuk kishte themele. Kur hapëm themelet e teatrit të ri zbuluam se kishte tunele nëntokësore kurse vetë teatri i vjetër nuk kishte asnjë themel. Tuneli nuk ndërpritej askund, por shkonte tej për tej sipërfaqes së teatrit. Çfarë ka ikur, ka ikur. Iku lodhja, histeria, debatet. Tani është koha e punës.

Veliaj u ndal edhe te parkingu nëntokësor, për të cilin tha se do të ketë 100 vende parkimi. Kryebashkiaku shtoi se pavarësisht politizimit që iu bë ndërtimit të godinës së re, teatri nuk ka humbur asnjë cm tokë. Sipas tij, ky teatër është investim për 100 vitet e ardhshme.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65715 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE