Hamasi nis procesin e konsultimit për të zgjedhur liderin pasues të Haniyeh!
Hamasi njoftoi këtë të shtunë se për udhëheqjen e tij ka filluar një proces për të zgjedhur një drejtues të ri të byrosë së tij politike pas vrasjes së Ismail Haniyeh në kryeqytetin iranian të Teheranit.
“Pas martirizimit të liderit tonë (Haniyeh), udhëheqja e lëvizjes ka filluar një proces të gjerë konsultimi brenda udhëheqjes së saj dhe institucioneve këshillimore për të zgjedhur një drejtues të ri për lëvizjen”, thuhet në një deklaratë.
Ai vuri në dukje se vrasja e Haniyeh “vetëm do ta bënte Hamasin dhe rezistencën palestineze më të fortë dhe më të vendosur për të vazhduar rrugën dhe qasjen e tij”.
Hamasi tha se do të shpallë rezultatet e konsultimeve pasi ato të përfundojnë.
Haniyeh u vra herët të mërkurën në një sulm për të cilin zyrtarët iranianë fajësuan Izraelin.
Kreu i Hamasit ishte në Teheran për të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Iranit, Masoud Pezeshkian.