Të paktën 25 viktima prej sulmeve ajrore në një shkollë!

vovalbania August 04, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Të paktën 25 viktima prej sulmeve ajrore në një shkollë!

Agjencia e mbrojtjes civile e Gazës, e drejtuar nga Hamasi, tha se një sulm izraelit goditi dy ish shkolla që strehonin njerëz të zhvendosur në qytetin e Gazës, duke vrarë të paktën 25 persona.

“Trupat e 25 martirëve, kryesisht fëmijë dhe gra, dhe 50 të plagosur të tjerë u transportuan në Spitalin Baptist pasi një sulm izraelit kishte në shënjestër shkollat ​​Hassan Salameh dhe Al-Nasr në qytetin e Gazës”, theksoi zëdhënësi i agjencisë, Mahmud Bassal.

Sulmi u konfirmua nga ushtria izraelite, e cila megjithatë i justifikoi bastisjet e saj duke deklaruar se milicët ishin fshehur në ndërtesa.

Tensionet po rriten në Lindjen e Mesme pas vrasjes në Iran të Ismail Haniyeh, udhëheqësit të Hamasit, e cila ndodhi të mërkurën e kaluar (31 Korrik) në Teheran. Irani zyrtar ka akuzuar se “vrasja ishte e planifikuar nga regjimi sionist”.

Teksa ekziston edhe frika e hakmarrjes nga Irani, i cili mund të nisë sulmin e tij që nesër, pas zhvillimeve më të fundit gjeo-politike dhe ushtarake që vijnë nga Moska. Kjo e fundit njoftohet se ka furnizuar Teheranin me armatime të reja.

Ndërkohë, Tel Avivi po përballet me një valë të re raketash që vijnë nga Libani dhe një goditje me thikë në qytetin Holon, ku një djalë palestinez vrau një grua dhe plagosi të paktën tre persona.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65800 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE