Ukraina dhe Rusia akuza reciproke për sulme ajrore!

vovalbania August 04, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ukraina dhe Rusia akuza reciproke për sulme ajrore!

Forcat e Armatosura të Ukrainës rrëzuan pesë dronë gjatë një sulmi të fundit rus me dronë dhe raketa, duke shënjestruar disa rajone ukrainase mëngjesin e sotëm. Komandanti Mykola Oleshchuk tha në Facebook se pesë dronët e prodhimit iranian, Shahed u rrëzuan në rajonet Herson, Dnipropetrovsk, Kirovohrad e Zaporizhja pasi u lëshuan nga një bazë ajrore në rajonin Krasnodar të Rusisë.

Rusia hodhi edhe katër raketa të telekomanduara S-300 e Kh-59.

Ndërkaq, guvernatori i rajonit Belgorod në perëndim të Rusisë, Vyacheslav Gladkov raportoi se “një grua e moshuar u vra si pasojë e sulmeve ukrainase me dronë në qytetin Shebekino”.

Në shënjestër të sulmeve ukrainase ishin edhe fshatrat Saltykovo e Petrovka. Një autoveturë dhe një autobus u dëmtuan, por nuk pati të lënduar.

Nuk është e mundur që këto raportime ruse të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Në Ukrainë, guvernatori i Hersonit, Oleksandr Prokudin, tha sot se 15 persona, mes tyre fëmijë, u plagosën nga bombardimet ruse, një ditë më parë. Me gjithë dëshmitë e forta që jepen, Rusia vazhdon të mohojë se sulmon civilët në luftën ndaj Ukrainës.

Misioni Vëzhgues i Kombeve të Bashkuara deklaroi se të paktën 11 mijë e 284 civilë ukrainas janë vrarë nga lufta që kur Rusia nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt 2022, duke theksuar se numri i vërtetë ka gjasa të jetë shumë më i lartë.

Ndërkohë, autoritetet në Rusi kanë filluar të dërgojë mesazhe telefonike për t’i nxitur qytetarët të regjistrohen në Ministrinë e Mbrojtjes e “menjëherë” të fitojnë 9.400 dollarë pas nënshkrimit të kontratës për t’iu bashkuar ushtrisë.

Mediat ruse raportuan për herë të parë në qershor lidhur me planin zyrtar për të rekrutuar ushtarë përmes mesazheve telefonike. Përveç shumës së fituar për nënshkrimin e kontratës, guvernatorët rajonalë kanë autoritet t’i paguajnë ushtarët nga rajonet e tyre me para shtesë, për të ruajtur garën për rekrutim. Pagesat shtesë fillojnë nga 13.200 dollarë në Komi deri më 20.000 dollarë në Leningrad.

Rusia po përpiqet t’i joshë qytetarët t’i bashkohen ushtrisë për të rritur numrin e trupave në luftën e saj kundër Ukrainës, pa shpallur formalisht mobilizim, sepse një gjë e tillë do të mundë të shkaktonte pakënaqësi.

Në dhjetor 2023, presidenti rus Vladimir Putin premtoi se nuk do të kishte njoftime për thirrje të reja në ushtri, meqë në vijat e frontit ndodheshin “500 mijë” ushtarë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64150 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE