Zgjedhjet për kryebashkiakun e Himarës/ Mbyllet orari zyrtar i votimit!

vovalbania August 04, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zgjedhjet për kryebashkiakun e Himarës/ Mbyllet orari zyrtar i votimit!

Është mbyllur orari zyrtar i votimit në Himarë, për të zgjedhur kryetarin e ri të kësaj bashkie, në një garë mes Vangjel Tavos nga PS dhe Petro Gjikurisë nga opozita.

Tashmë, sipas ligjit, do të votojnë vetëm personat që kanë qenë në radhë dhe nuk kanë mundur të votojnë deri në orën 19:00.

Sipas të dhënave të përditësuara të KQZ, deri në orën 18:00 në Himarë kanë votuar 36.38 %, 8394 nga 20.190 qytetarë në listën e QV të raportuara për të zgjedhur kryetarin e bashkisë.

Dy kandidatët votuan rreth orës 10:00. Ndërkohë më parë në KQZ është raportuar që votimi në dy QV në Kuç ka nisur me një orë vonesë në mëngjes.

6 mijë zgjedhës në Himarë nuk do mund të ushtrojnë të drejtën për të votuar për shkak se karta e tyre e identifikimit ka skaduar. Shifrën e konfirmoi edhe komisioneri shtetëror  i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

Megjithëse e njëjta problematikë është konstatuar edhe në zgjedhjet e shkuara, nuk është marrë asnjë masë.

Sipas sekretarit të KZAZ 88 në Himarë, deri tani janë 200 votues që nuk kanë arritur të votojnë për shkak të kartave të ID të skaduara.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 66236 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE