Finalja e 100 metrave, zyrtarisht edhe gara më e shpejtë e të gjitha kohërave!
Finalja e 100 metrave për meshkuj, një ndër garat më të ndjekura të Olimpiadës, ishte spektakolare edhe në Paris, me një rivalitet madje të padëshmuar më parë. Nyoah Lyles e fitoi medaljen e artë në foto finish, me diferencat mes të tërë grupit që ishin thuajse të papërfillshme. Atleti Amerikan Lules la pas Kishane Thompson të Xhamajkës, me vetëm 5 të mijëtat e sekondër për të siguruar një fitore nga ato që të lënë pa frymë.
Për të kuptuar se cfarë gare ishte, mjafton fakti se të 8 garuesit e mbyllën me një diferencë maksimale prej 0.12 sekondash nga vendi i parë. Oblique Seville, xhamajkani i vendit të fundit ndali kronometrin në kohën 9.91 sekonda, që do ti kishte dhënë atij vendin e katërt në Tokyo 2021.
Sejcili prej të 8 finalistëve ishte nën kufirin e 10 sekondave, dicka që ndodhi për herë të parë, duke e e kthyer edhe zyrtarisht spektaklin në Stade De France në garën më të shpejtë të të gjitha kohërave.
Ndërkohë po bën bujë në rrjet si shpjegues i garës dhe një foto e kapur që përcakton pozicionin e cdo garuesi që nga fillimi e deri në fund të garës, duke treguar se sa pranë ishin të gjithë me fitoren, ndërkohë që edhe vetë Noah Lyles që triumfoi në fillim të garës ishte i fundit, por natyrisht me diferencë minimale nga të tjerët.
Turma që ishte e pranishme në stadium, përjetoi me ankth fundin e garës pasi ju duhej të shikonin mesazhin në ekranet gjigande me foto finishin për të kuptuar se në cfarë pozicioni kishte përfunduar secili prej 8 garuesve.
Shpejt u konfirmua gjithsesi se Lyles falë veprimimit të tij në finale kishte bërë mjaftueshëm për të fituar garën, edhe pse nuk kishte qenë pretendent për të fituar deri në metrat e fundit të garës, sic dëshmon edhe fotoja me imazhet e kapura nga sportistët përgjatë cdo momenti të 100 metrave, që këtë herë konfirmoi vertet se pse është një garë kaq spektakolare.