Fitoi me përmbysje ndaj Marokut, Spanja finalistja e parë e “Lojërave Olimpike”!

vovalbania August 05, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Fitoi me përmbysje ndaj Marokut, Spanja finalistja e parë e “Lojërave Olimpike”!

Spanja është finalistja e parë e turneut olimpik të futbollit për meshkuj në “Paris 2024”, pasi fitoi me përmbysje ndaj Marokut, duke “thyer” ëndrrën e këtyre të fundit për të triumfuar në një kompeticion të një rëndësie të tillë.

Ndeshja Spanjë-Marok u mbyll me rezultatin 2-1, me golat që për spanjollët i shënuan Fermin Lopez në minutën e 66’ dhe Luanlu Sanchez në të 85’.

Sa i përket ekipit të Marokut rrugën drejt rrjetës e gjeti vetëm Rahimi, i cili shënoi në minutën e 37’.

Tashmë, Spanja do të duhet të presë përfundimin e ndeshjes mes Francës dhe Egjiptit për të mësuar kundërshtarin që do të ketë përballë në finale, me synimin e vetëm që të triumfojë në “Lojërat Olimpike”, duke e kthyer 2024-ën në vitin e suksese të futbollit të Spanjës.

 

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65705 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE