Hidhet shorti për fazën play-off në Champions League!

vovalbania August 05, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Hidhet shorti për fazën play-off në Champions League!

Këtë të hënë u hodh shorti për fazën play-off në Champions League. Shumë emra të mëdhenj të futbollit evropian janë në garë për kualifikim si Galatasaray, Fenerbahce, Lille, Rangers, Malmo, Sparta Pragë, Dinamo Zagreb apo Young Boys Bern.

Kampioni në fuqi i Zvicrës, Young Boys Bern në play off do të takohet me kampionët e Turqisë, Galatasaray. Dinamo Zagreb ku luan Arbër Hoxha pret fituesin e duelit Qarabag – Ludogorets.

Lille dhe Fenerbahce do të takohen në raundin e tretë, teksa fituesi i këtij dueli në play-off përballet me fituesin e duelit Slava Pragë – Union Saint-Gilloise. Ndërkohë fituesi i duelit Dinamo Kiyv – Rangers do të përballet me fituesin e sfidës RB Salzburg – Tuente.

Ndeshjet e para luhen më 20 dhe 21 gusht, ndërsa ato të kthimit më 27 dhe 28 gusht.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 66300 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE