Jashtë planeve të PSG-së edhe këtë sezon, Sanches rikthehet pas 8 vitesh te Benfica!

vovalbania August 05, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Jashtë planeve të PSG-së edhe këtë sezon, Sanches rikthehet pas 8 vitesh te Benfica!

Renato Junior Luz Sanches është rikthyer te Benfica pas tetë vitesh.

Mesfushori i Paris Saint-Germain nuk ishte në planet e trajnerit Luis Enrique as për sezonin e ardhshëm dhe për këtë arsye klubi francez e kaloi në formë huazimi në Portugali.

Përmes rrjeteve sociale Benfica bën me dije se 26-vjeçari është rikthyer siç thonë ata në “shtëpi”.

“I stërvitur te Benfica, mesfushori 26-vjeçar, Renato Sanches kthehet në shtëpi për të veshur sërish fanellën e Eagles dhe për të forcuar ekipin për sezonin 2024-2025, i huazuar nga klubi francez PSG. Marrëveshja përfshin opsionin e blerjes në fund të huazimit”-njofton Benfica.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64282 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE