Mjekët, këshilla për kujdesin e të gjitha grupmoshave nga i nxehti!

vovalbania August 05, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mjekët, këshilla për kujdesin e të gjitha grupmoshave nga i nxehti!

Në këto ditë të nxehta gushti kur temperaturat janë të larta, mjekët po japin këshilla për kujdesin e të gjitha grupmoshave sidomos në orarin 11:00-18:00. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ndau në rrjetet sociale këshillat e bluzave të bardha ndërsa iu kërkoi qytetarëve t’i ndjekin ato në mënyrë që të shmangin efektet shëndetësore negative nga temperaturat e larta.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, si rezultat i aktivitetit të masave ajrore me origjinë jugore e kryesisht të thata.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa në orët e mesditës e deri në të pasdites priten alternime vranësirash mesatare e hera-herës deri të dendura kalimtare, të cilat do të jenë më tepër të theksuara në relievet kodrinore – malore në lindje të territorit. Aty dhe në juglindje të territorit, në pjesën e dytë të ditës do të ketë reshje shiu të izoluara, afatshkurtra e me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga veriperëndimi e me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e në lugina, era fiton shpejtësi  10-12 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë. Temperaturat variojnë 18-38 gradë celcius.

Pini sa më shumë ujë për të shmangur dehidratimin. Rekomandohet të pini të paktën 8 gota ujë në ditë. Shmangni ekspozimin në diell gjatë orëve të pikut, nga ora 11:00 deri në 18:00. Vishuni me rroba të lehta dhe të lirshme, rekomandohen rroba me ngjyra të çelura dhe materiale të lehta prej pambuku.

Përdorni krem dielli me faktor mbrojtës të lartë dhe aplikojeni në të gjitha pjesët e trupit që janë të ekspozuara ndaj diellit, veçanërisht në fytyrë, krahë dhe këmbë.

Konsumoni ushqime të freskëta dhe të lehta, kryesisht rekomandohet fruta dhe perime të freskëta, sallata dhe ushqime të pasura me ujë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 63990 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE