Netanyahu paralajmëron Iranin nëse sulmon Izraelin!

vovalbania August 05, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Netanyahu paralajmëron Iranin nëse sulmon Izraelin!

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu paralajmëroi Iranin kundër një sulmi ndaj vendit të tij, mes pritshmërive që Teherani dhe grupet militante që ai mbështet të përgatisin sulme hakmarrëse.

Shteti i Izraelit është në një luftë me shumë fronte kundër boshtit iranian të së keqes. Ushtria është e përgatitur për çdo skenar. Unë e përsëris dhe u them armiqve tanë se ne do të përgjigjemi dhe do të marrim një çmim të lartë për çdo akt agresioni kundër nesh, nga çdo anë.

Tensionet janë të larta në rajon pas vrasjeve në shënjestër të komandantit ushtarak të Hezbollahut, Fuad Shukr në Bejrut dhe liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh në Teheran. Të dy grupet kanë lidhje të thella me Iranin.

Irani thotë se nuk po kërkon përshkallëzim të tensioneve rajonale në Lindjen e Mesme, por beson se Izraeli duhet që të ndëshkohet, në mënyrë që siç beson, “të mund të parandalohet paqëndrueshmëria e mëtejshme”. Kjo u deklarua sot nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Republikës Islamike, pasi javën e kaluar në Teheran u vra Ismail Haniyeh, shefi politik i Hamasit, grupit palestinez të shpallur “terrorist” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e Bashkimi Europian, BE.

Irani kërkon që të ketë stabilitet në rajon, por kjo mund të arrihet vetëm me ndëshkimin e agresorit dhe të krijohet parandalim kundër aventurizmit të regjimit zionist [Izraelit], tha zëdhënësi Nasser Kanaani, duke shtuar se kundërpërgjigja nga Teherani është e pashmangshme.

Kanaani i bëri thirrje Uashingtonit zyrtar që të mos e mbështesë më Izraelin, duke shtuar se komuniteti ndërkombëtar ka dështuar që të mbrojë stabilitetin në rajon dhe duhet të mbështesë “ndëshkimin e agresorit”.

Edhe komandanti kryesor i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, Hossein Salami, sërish tha sot se Izraeli “do të ndëshkohet”.

Teherani dhe grupet e lidhura me Iranin, si Hamasi palestinez e Hezbollahu libanes e kanë akuzuar shtetin hebraik lidhur me vrasjen e shefit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh. Zyrtarët izraelitë nuk kanë marrë përgjegjësinë për vrasjen, por as e kanë mohuar atë.

Në një bisedë telefonike me homologun izraelit, Joav Gallant, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin e siguroi për mbështetjen e hekurt të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në rast të një sulmi hakmarrës nga Irani. Tensionet në rajon janë rritur, sidomos pas vrasjes së komandantit të lartë të Hezbollahut, Fuad Shukr në Bejrut, si dhe shefit të Hamasit, Ismail Haniyeh në Teheran.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65741 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE