Lideri i Hezbollah: Irani do t’i përgjigjet Izraelit, me të drejtë janë frikësuar!
Lideri i Hezbollahut, Nasrallah është shprehur se do të përgjigjen ndaj Izraelit pas vrasjes së komandantit Shukr dhe udhëheqësit e Hamasit. Nasrallah thekson se Izraeli ka të drejtë që i frikësohet sulmit nga Irani dhe nga boshti i rezistencës.
Sipas tij, Izraeli nuk është më fuqia e pathyeshme që mundi ushtritë më të mëdha arabe në luftrat e shkuara, pasi sot duhet të mbështet në mbështetjen e SHBA, Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe disa vendeve arabe për t’u mbrojtur nga një sulm iranian i mundshëm.
‘Irani do të përgjigjet, Hezbollahu do të përgjigjet, Jemeni do të përgjigjet dhe armiku pret, shikon dhe vlerëson çdo reagim’, thotë Nasrallah. Më tej shton se ‘pritja izraelite është pjesë e dënimit, përgjigjes dhe betejës, e cila është gjithashtu psikologjike.