Përse ënjtet vendi ku ju pickon mushkonja…
Kur një mushkonjë pickon, ajo shpon lëkurën dhe me një pjesë të gjatë të buzës thith gjak. Me këtë organ që duket si gjemb, por në fakt është nofull, mushkonja gjen enën e gjakut të “viktimës”. Në vendin e pickimit, mushkonja injekton pështymën e saj, e cila përmban antikoagulantë që parandalojnë mpiksjen e gjakut. Në këtë mënyrë është më e lehtë për të që ta thithë atë.
Mushkonjat mund të transmetojnë sëmundje të tilla si malaria, ethet e verdha, virusi i Nilit Perëndimor. Te disa njerëz, pickimet e shumta mund të shkaktojnë një reaksion alergjik më intensiv. Më pas ndodhin ënjtje më të mëdha, madje rreth pickimit krijohen edhe flluska. Në raste të rralla, ndodh edhe një reaksion sistemik, si dhimbje koke, ngritje temperature ose ënjtje e gjëndrave tiroide. Është shumë e rëndësishme të zbatohen të gjitha masat për mbrojtjen nga mushkonjat.
Për të parandaluar grumbullimin dhe riprodhimin e mushkonjave, hiqni rregullisht ujin e ndenjur nga kontejnerët, pishinat dhe të gjitha vendet ku mblidhet uji. Vishni rroba me mëngë të gjata, pantallona dhe çorape, veçanërisht në mbrëmje. Instaloni rrjeta për të parandaluar hyrjen e mushkonjave në shtëpi. Mirëmbani rregullisht oborret dhe kopshtet për të zvogëluar mundësitë e shumimit të mushkonjave.
Një studim i ri i publikuar në PNAS identifikon për herë të parë hormonin përgjegjës për etjen për gjak të mushkonjave. Njohja e tij mund të na ndihmojë për të na mbrojtur nga sëmundjet e transmetueshme të tyre, që janë përgjegjëse për numrin e madh të viktimave njerëzore çdo vit. Kur vjen koha e riprodhimit, femrat kërkojnë gjak, i cili u jep energjinë e nevojshme për të zhvilluar vezët e tyre. Pasi ushqehen, ata ndalojnë thithjen deri pas shtrimit; kur vezët janë në vend, oreksi kthehet.