Videoja ku flinte jashtë në park u bë virale, notari italian Thomas Ceccon tregon si qëndron e vërteta!
Një video e notarit italian Thomas Ceccon është bërë virale në rrjetet sociale pasi ai u pa duke fjetur në parkun e Fshatit Olimpik. Pas kësaj, italiani u detyrua të reagonte dhe të shpjegonte se dremitja e tij nuk kishte të bënte me kritikat për kushtet e këqija në Fshatin Olimpik që bëri pak ditë më parë.
Ceccon u filmua duke fjetur në park dhe përballë reagimeve të shumta, Federata Italiane e Atletikës u detyrua të dilte dhe të shpjegonte se ishte thjesht një sy gjumë dhe se kampioni olimpik në 100 metra not me shpinë nuk e kishte kaluar natën jashtë. Notari 23-vjeçar, pas eliminimit në gjysmëfinale të 200 metrave not në shpinë, tha:
Nuk ka ajër të kondicionuar, është shumë vapë dhe ushqimi është i keq.
I lodhur, ai vuri në dukje vështirësinë e tij për të fjetur natën dhe pasdite, për shkak të zhurmës dhe vapës. Megjithatë, pas videos që shkaktoi mjaft bujë, ai u shpjegoi:
E vërteta është se unë isha atje për të qëndruar vetëm për pak dhe kjo është e gjitha. Jam i kënaqur me paraqitjen time në Lojërat Olimpike dhe kaq. Patjetër që do të marr disa ditë për veten time, mezi pres të jem në shtëpi dhe të kaloj kohë me familjen time.
Gjatë Lojërave Olimpike në Paris, Thomas Ceccon fitoi një medalje bronzi me bashkatdhetarët e tij në garën 4×100 metra stil i lirë.
“Erdha këtu me synimin për të fituar 100 metra dhe ia dola, gjithçka tjetër është ekstra”, komentoi italiani paraqitjet e tij.
Thomas Ceccon nuk ishte i vetmi atlet që shprehu kritika për kushtet në fshatin Olimpik, pasi edhe shumë garues të tjerë ishin të pakënaqur me akomodimin dhe kushtet, madje disa u larguan nga fshati Olimpik.