12-vjeçari kthehet në hero, ndihmon tezen të lindë fëmijën!

vovalbania August 07, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
12-vjeçari kthehet në hero, ndihmon tezen të lindë fëmijën!

Një 12-vjeçar në Nju-Jork është kthyer në hero pasi ndihmoi tezen e tij të lindte. Miguel Dominguez u ndodh në një situatë të pazakontë për moshën e tij pasi 22-vjeçarja solli në jetë fëmijën në shtëpinë e tyre. Miguel tha se ishte duke vizatuar në dhomën e tij kur dëgjoi tezen të bërtiste nga banja pasi nisën dhimbjet e lindjes. Atë e çuan menjëherë nga banja në dhomën e ndenjes.

Në orën 10:16 të mëngjesit, një operator mori një telefonatë nga Dominguez. Fëmija tha se tezja e tij po lindte. “Operatori i Sigurisë Publike, Christopher Brenner nisi menjëherë t’i jepte djalit udhëzime të qarta për të ndihmuar hallën e tij. Gjatë telefonatës me Brenner që jepte udhëzime mjekësore dhe ndihmën e vepritmit të një 12-vjeçari nëna solli në jetë një djalë të shëndetshëm.

“Oficeri më tha se duhet të kujdesesha për tezen”-tha Dominguez në një deklaratë. “Fëmija sapo ishte duke lindur”-shkruan njoftimi i policisë kur në shtëpinë e tyre mbërriti një oficer. “Lindja po ndodhte vërtet. U ktheva menjëherë në makinë për të njoftuar ambulancën dhe të merrja pajisjet mjekësore”-tha James C. Cavanagh. Kur ai u kthye, foshnja ishte mbështjellë me batanije. Cavangh shtoi se Miguel ia përkthente në spanjisht udhëzimet e Brenner nënës së tij, e cila gjithashtu ishte prezente.

Nëna dhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore. Kjo nuk ishte hera e parë që 12-vjeçari asistonte në një ngjarje të tillë. Ai tha se ka pasur një përvojë të ngjashme me një anëtar tjetër të familjes disa vite më parë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 63941 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE