Jo vetëm Alvarez, PSG refuzohet nga një tjetër emër i madh!

vovalbania August 07, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Jo vetëm Alvarez, PSG refuzohet nga një tjetër emër i madh!

Një tjetër futbollist i njohur refuzon PSG. Pas “jo”-së nga Julian Alvarez, i cili është drejt kalimit tek Atletico Madrid, kampionët e Francës janë refuzuar edhe nga Joshua Kimmich.

“Xholi” i Bayern Munich, futbollist që aktivizohet si mesfushor dhe mbrojtës i djathtë, ka edhe një vit kontratë me rekordmenët e futbollit gjerman.

Luis Enrique e donte në skuadër, por 29-vjeçari ka vendosur të qëndrojë te Bayerni, skuadër me të cilën aktivizohet prej vitit 2015.

“Te Bayerni ndihem si në shtëpinë time. Të gjithë fëmijët e mi kanë lindur këtu, kemi ndërtuar shtëpinë tonë në Bavari.

Sezoni i kaluar nuk ishte i suksesshëm. Nuk përkoi aspak me ambiciet e klubit dhe të miat. Tani jam i uritur dhe plot energji për sezonin e ri”, u shpreh Kimmich tri ditë më parë.

Drejtuesit e Bayernit nuk duan të humbin me parametra zero gjatë verës së ardhshme dhe në klub janë optimistë në lidhje me rinovimin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64045 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE