“Kanë përdhosur varret e vëllezërve të mi…”, babai i Stresit flet pasi i biri u shpall në kërkim!
Në një intervistë për emisionin “Kosova Today”, babai i Arkimedit, Sali Lushaj, ka dhënë detaje për ngjarjen e fundit që ka përfshirë një sherr të madh në Pejë, ku Stresi është ende në kërkim dhe Noizy pritet të ekstradohet në Kosovë.
Sali Lushaj ka treguar se fillimisht ka marrë një telefonatë nga babai i Medi Isenit, i cili ka kërkuar falje për incidentin.
Më ka marrë babai i Medi Isenit në telefon. I përgjigjem. Unë fola me kamerë me të. Një burrë shumë i mirë. Më tha babai i Medit për të kërkuar falje familjarisht. U takova pastaj me Medin në 2 të natës
Lushaj ka theksuar se ngjarja ka ndodhur gjatë një performancë në Pejë, ku sipas tij, Noizy dhe Stresi nuk kanë qenë pjesëmarrës të drejtpërdrejtë në sherr.
Kanë qenë duke performuar në Pejë, aty ka pas fansa shumë, për mendimin tim dhe siç më kanë thënë si Noizy dhe Stresi, nuk kanë qenë pjesëmarrës fare. Ata kanë qenë fansat, të Kosovës apo Shqipërisë, nuk e di. Kjo ka ndodhur për arsye të sharjeve, ka tre vjet, nga Medi Iseni dhe një Kllevio, një flliqësirë e tokës
Sipas Lushajt, Medi Iseni dhe Kllevio kanë ofenduar rëndë familjen e tij për një periudhë të gjatë përmes TikTok-ut dhe rrjeteve sociale.
Më ka sharë nënën, babën, vëllezërit e vdekur, ka përdhosur varret e vëllezërve të mi. Këta e kanë bërë për famë si familje, vetëm me fitu lekë me sharje
Ai ka kërkuar që prokuroritë e Kosovës dhe Shqipërisë të lëshojnë fletë-thirrje për këta individë.
Lushaj ka sqaruar gjithashtu se takimi me Medi Isenin ka ndodhur në orët e vona të natës, dhe se Stresi nuk ishte prezent gjatë këtij takimi.
Medi erdhi në dy të natës. Jemi taku kemi shku në restorant, kemi bërë shumë biseda me të dhe e kemi çu te hoteli me flejt. Unë isha vetëm me Medin, Stresi nuk ishte. E ka pas shumë mik. Për herë të parë në Shqipëri ka taku Stresin, dhe kjo është shumë e habitshme, kanë gjet një mënyrë me TikTokun, janë marr me rrjete sociale vetëm e vetëm që të marrin famë