Ky vend po bën thirrje për të ndaluar pijet energjike me qëllim mbrojtjen e të rinjve!

vovalbania August 07, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ky vend po bën thirrje për të ndaluar pijet energjike me qëllim mbrojtjen e të rinjve!

Një numër grupesh mbrojtëse të lidhura me shëndetin po bëjnë thirrje për rregulla më të rrepta rreth pijeve energjike në Danimarkë. Qendra për Shëndetin e Fëmijëve është një organizatë e cila kërkon ndalimin e shitjes së pijeve energjike për të miturit nën 18 vjeç.

“Gjithnjë e më shumë vende po i mbrojnë fëmijët nga pijet energjike edhe ne duhet”-tha CEO Morten Grønbæk. “Fëmijët janë nën presion të madh nga reklamat dhe ndikuesit për të pirë këto pije të dëmshme të gazuara. Për fat të keq, paralajmërimet dhe qëllimet e mira nga industria e pijeve nuk kanë mjaftuar”-shtoi ai.

Thirrje të ngjashme janë duke u bërë jehonë nga Këshilli Danez i Konsumatorit (Forbrugerrådet Tænk) dhe Autoriteti Danez i Ushqimit (Fødevarestyrelsen).Këshilli i Konsumatorit veçanërisht dëshiron të ndalojë shitjen e pijeve me kafeinë për fëmijët nën 16 vjeç. “Autoritetet daneze të ushqimit kanë përcaktuar se pijet energjike nuk janë të përshtatshme për fëmijët pasi kafeina mund të ndikojë në trurin dhe trupin e tyre”-tha Karin Breck, Drejtore e Politikave në Këshillin Danez të Konsumatorit. Literatura mjekësore e ka lidhur përdorimin e pijeve energjike tek fëmijët me nivele më të larta të ankthit, stresit dhe mendimeve për vetëvrasje.

Për të luftuar obezitetin, që në vitin 1992 shumë vende në botë kanë nisur të aplikojnë akcizën në pijet e ëmbla me sheqer. Të dhënat nga Organizata Botërore e Shëndetësisë tregojnë se, aktualisht të paktën 108 vende nga 158 vende ku është marrë informacion aplikohet akciza për të paktën një lloj pije të ëmbël, por në Shqipëri kjo taksë nuk aplikohet.

Në Europë më shumë se gjysma e vendeve i taksojnë së paku një pije të ëmbël me akcizë, teksa shihet se tatimi është i përhapur gjerësisht në Afrikë, Amerikën Latine dhe në disa shtete të SHBA-ve. Akciza mbi pijet e ëmbla është rekomanduar nga OBSH për të dekurajuar konsumin e tyre si një nga shkaktarët kryesore të obezitetit. Fokusi ishte kryesisht mbi taksimin e pijeve të gazuara me sheqer, pasi ato përfaqësojnë llojin më të shitur të pijeve të ëmbla në nivel global.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64092 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE