Parashikimi i motit, e mërkurë 7 gusht 2024!
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, si rezultat i masave ajrore me origjinë jugore dhe kryesisht të thata. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa në orët e mesditës deri ato të pasdites vonë, në relievet malore në lindje, priten alternime vranësirash kalimtare.
Hera-herës, ato do të jenë deri të dendura. Vranësirat e dendura në relievet e larta malore të vendit, po në orët e mesditës e deri pasdite do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara dhe afatshkurtra.
Era do të fryjë me drejtim kryesor nga juglindje – veriperëndim e me shpejtësi mesatare 1-4 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e në lugina, era fiton shpejtësi 6-10 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
22/37
Diell
Kukës
18/35
Diell re
Lezhë
20/37
Diell
Dibër
17/35
Diell re
Durrës
23/38
Diell
Tiranë
23/38
Diell
Elbasan
22/39
Diell
Berat
18/38
Diell
Vlorë
21/36
Diell
Korçë
19/32
Diell re
Gjirokastër
16/38
Diell
Sarandë
20/35
Diell