Shantazhonin një 14-vjeçare se do t’i publikonin foto dhe video intime, 2 vëllezër në pranga!

vovalbania August 07, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shantazhonin një 14-vjeçare se do t’i publikonin foto dhe video intime, 2 vëllezër në pranga!

Shantazhonin shtetase të ndryshme duke i detyruar që t’iu jepnin para për mospublikimin e videove dhe fotove personale të tyre në rrjetet sociale, dy vëllezër ranë në prangat e bluve të Tiranës. Të arrestuarit janë të moshave 18 e 20 vjeç.

Dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, krijonin profile në aplikacione virtuale e pas komunikimeve me persona të ndryshëm, kryesisht të gjinisë femërore, siguronin materiale foto e video intime dhe për mospublikimin e këtyre materialeve, kërkonin shuma të ndryshme parash.

Në njoftimin zyrtar thuhet se me prova ligjore u dokumentuan dy raste të kësaj veprimtarie kriminale. Përfituan para nga një 14-vjeçare. Ndërkaq, u sekuestruan shuma parash dhe dy celularë.

Njoftimi zyrtar: 

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Seksionin e Operacioneve Speciale në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e krimeve kibernetike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Cybersnare”, ndjekur me metoda speciale të hetimit.

Gjtë operacionit u arrestuan shtetasit H.M., 20 vjeç dhe J.M., 18 vjeç (vëllezër), banues në Tiranë.

Falë veprimeve hetimore profesionale nga specialistët e Sektorit të Hetimit të Krimeve Kibernetike, të kryera gjatë zhvillimit të këtij operacioni, është bërë dokumentimi i plotë ligjor i veprimtarisë kriminale të dy vëllezërve, të cilët dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, krijonin profile nëpër aplikacione virtuale dhe pas komunikimeve me persona të ndryshëm, kryesisht të gjinisë femërore, siguronin materiale foto e video intime dhe për mospublikimin e këtyre materialeve, kërkonin shuma të ndryshme parash.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera janë dokumentuar ligjërisht dy raste të kësaj veprimtarie kriminale, nga të cilat dy vëllezërit kanë përfituar shuma parash nga një 14-vjeçare.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar shuma parash dhe dy celularë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65829 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE