Shembet hoteli në Gjermani, një viktimë dhe disa të plagosur!

vovalbania August 07, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shembet hoteli në Gjermani, një viktimë dhe disa të plagosur!

Një person gjeti vdekjen dhe tetë të tjerë kanë mbetur të bllokuar, pasi një hotel u shemb pjesërisht gjatë natës në Gjermani, siç njoftuan burime nga policia. Sipas njoftimit të autoriteteve, edhe disa persona u lënduan për shkak se u dëmtuan nga shembja në afërsi të lumit Mozel.

Trupi i pajetë u lokalizua, por nuk u bë e mundur të nxirrej menjëherë nga rrënojat, çka kërkoi një ndërhyrje më të specializuar. Po ashtu, policia gjermane njoftoi:

Autoritetet kanë arritur të kontaktojnë me disa prej personave që kanë mbetur të bllokuar nën gërmadha. Për shkak të natyrës së dëmit, ky rezulton një operacion jashtëzakonisht i vështirë.

Ndërkaq, policia shtoi se në ndërtesën në qytetin Kroev, që u shemb pjesërisht, kanë mundur të hyjnë vetëm ekipet emergjente. Hetuesit vunë në dukje se besojnë se 14 vetë ishin në objekt kur kati i sipërm u shemb rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme. Pesë prej tyre arritën të dilnin pa pësuar lëndime.

Autoritetet gjermane vunë në dukje se 31 persona që jetonin në ndërtesat në afërsi, janë evakuuar për shkaqe sigurie. Ende nuk dihet shkaku i shembjes së pjesshme të këtij hoteli dhe zhvillimi i hetimeve do ta përcaktojë.

Koev gjendet rreth 100 kilometra në perëndim të Frankfurtit në Gjermani.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 63941 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE