Suksesi në Lojërat Olimpike, kryeministri Rama “duartroket” Kosovën: Krenar me ju!
vovalbania
August 07, 2024
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Kosova zhvilloi paraqitje mjaft pozitive në Lojërat Olimpike në Paris, teksa mori dy medalje, falë përformancave të xhudisteve Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu. Numri një i qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku “duartroket” arritjet e dardanëve.
“I lumtur dhe krenar që jam miku juaj, e që ju nderoni Kosovën botërisht dhe i shërbeni edhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë”, ka shkruar kryeministri Edi Rama.