U shpall në kërkim në Kosovë pas një sherri, merr fund arratia e Noizyt, arrestohet në Lezhë reperi

vovalbania August 07, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
U shpall në kërkim në Kosovë pas një sherri, merr fund arratia e Noizyt, arrestohet në Lezhë reperi

Rigels Rajku është arrestuar në Shëngjin. I njohur ndryshe me emrin artistik, Noizy, këngëtari është vënë në pranga bashkë me DJ-në e tij teksa po performonin në një klab në Shëngjin. Uniformat blu kanë zbatuar urdhërarrestin e Kosovës duke ndaluar këngëtarin për t’ia dorëzuar organeve ligjzbatuese kosovare.

Noizy akuzohet dhe dyshohet se ka qenë pjesëmarrës në dhunën e ushtruar ndaj një “Tik-Tokeri” në Kosovë, në qytetin e Pejës. Organi i akuzës dyshon se këngëtari ka ushtruar dhunë duke dëmtuar keq fizikisht personin në fjalë.

Edhe pse për të ishte shpallur urdhërarresti, policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë bërë të mundur ndalimin e tij dy ditë më vonë. Megjithëse në rrjetet sociale, këngëtari tregonte për koncertet e radhës, vetëm sonte është bërë i mundur arrestimi i tij. Tashmë pritet të shihet se çdo të vendosë Gjykata e Kosovës me Prokurorinë që ka ngritur akuzën zyrtare “Lëndim i rëndë i personit”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 63941 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE