Temperatura deri në 38 gradë/ Parashikimi i motit për sot, masa ajrore të nxehta me origjinë afrikane

vovalbania August 08, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Temperatura deri në 38 gradë/ Parashikimi i motit për sot, masa ajrore të nxehta me origjinë afrikane

Për ditën e sotme, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, si rezultat i masave të ajrore të nxehta me origjinë jugore. Moti pritet të jetë i kthjellët e orë të plota me diell pa përjashtuar vranësirat kalimtare mesatare dhe hera-herës të dendura nga orët e mesditës deri në orët e pasdites në relievet kodrinore – malore kryesisht në lindje e juglindje të territorit.

Këto vranësira në relievet e larta malore do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra dhe në mënyrë tepër të izoluar në formën e shtrëngatave. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-jugperëndim me shpejtësi 1-4 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, lugina e male era fiton shpejtësi 5-10m/sek, shoqëruar me dallgëzim të forcës 1-2ballë.

Temperaturat parashikohen:

-Në relievet malore 19 deri në 37°C

-Në zonat e ulëta 18 deri në 38°C

-Në zonat bregdetare 22 deri në 37°C

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64082 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE