Ekskluzive/ Zbulohen detaje nga sherri i motrave Berisha me Klea Prengën: “Kishin kohë të ndarë…”

vovalbania August 09, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ekskluzive/ Zbulohen detaje nga sherri i motrave Berisha me Klea Prengën: “Kishin kohë të ndarë…”

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një restorant në Tiranë.

Një 24 vjeçare, e identifikuar si Klea Prenga, denoncoi me pamje dhe me emra, sesi është dhunuar teksa ishte duke ngrënë darkë.

Sipas saj, dikush e ka goditur nga pas dhe i ka thyer një shishe qelqi në fytyrë. Fajtore për këtë sulm bën Mariela dhe Antonela Berishën. Kjo e fundit është e njohur për publikun.

Në postimin e saj, Klea shprehet se nuk ka asnjë njohje me dy motrat. Por për çfarë ka ndodhur ky sherr mes vajzave?

Sipas postimit të Klea Prengës, gjithçka ka nisur pasi sipas aludimeve të dy motrave, Prenga është e dashura e bashkëshortit të Marielës.

Mirëpo burime ekskluzive bëjnë të ditur se Mariela dhe partneri i saj janë ndarë prej kohësh dhe nuk janë më në një lidhje bashkë.

Nga ana tjetër, Antonela Berisha bllokoi menjëherë komentet në llogarinë e saj në Instagram pasi po merrte shumë ofendime dhe mallkime nga ndjekësit dhe jo vetëm.

Gjithashtu dy motrat Berisha janë shpallur në kërkim nga policia pasi akuzohen për dhunë ndaj 24-vjeçares Prenga.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 63941 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE