Ja përse nuk duhet t’i besoni trendit më të ri në TikTok për t’u dobësuar!
Në truket për të humbur peshë në rrjetet sociale me siguri keni parë një pije të bërë në shtëpi e quajtur “orizempic” që përgatitet duke lënë në ujë orizin e pazier, më pas kullohet dhe konsumohet uji i mbetur duke i shtuar pak limon. Mendohet se ky ujë mund të të bëjë të humbasësh peshë duke krijuar ndjesinë e ngopjes, në mënyrë të ngjashme me medikamentin e njohur Ozempic ndaj ka marrë dhe emrin.
Por sipas studimeve, kjo pije nuk ka efektin magjik. Sipas TikTok-ut, përzierja duhet pirë një herë në ditë, esëll. Ideja është që sa më gjatë ta konsumosh orizempic-un, aq më shumë peshë humb. Madje disa kanë thënë se mund të humbasësh 27 kilogramë në dy muaj. Sipas përkrahësve të saj, humbja e peshës ndodh për shkak të niseshtesë rezistente të orizit. Nuk ka asnjë provë bindëse se krijon ndjesinë e ngopjes për më gjatë, por ka disa efekte pozitive në shëndet.
Sipas studimeve, konsumimi i niseshtesë rezistente mund të rregullojë sheqerin në gjak, të ndihmojë humbjen në peshë dhe të përmirësojë shëndetin e zorrëve. Kërkimet kanë treguar se mund të reduktojë rrezikun e obezitetit, diabetit, sëmundjeve të zemrës dhe sëmundjeve të tjera kronike. Niseshteja rezistente gjendet tek fasulet, thjerrëzat, drithërat, bananet, patatet, arrat dhe farat.
Edhe pse shumë njerëz e rekomandojnë, nuk ka prova që tregojnë se “orizempic” është zgjidhja për humbjen në peshë. Verën e kaluar, mjekët në Mass Eye and Ear vunë re një numër jashtëzakonisht të lartë pacientësh me neuropati optike ishemike anteriore jo-arteritike, NAION, një lloj goditjeje në sy që shkakton humbje të papritur të shikimit pa dhimbje në njërin sy.
Raste të tilla janë të rralla. 10 në 100.000 njerëz mund ta përjetojnë atë, por mjekët vunë re tre raste brenda një jave dhe secili prej tyre përdorte medikamente për diabetin ose obezitetin. Një vështrim pas në të dhënat mjekësore gjatë gjashtë viteve të fundit, tregoi se njerëzit me diabet kishin më shumë se katër herë më shumë gjasa për t’u diagnostikuar me NAION nëse merrnin një semaglutide me recetë dhe ata që ishin mbipeshë ose obezë kishin mbi shtatë herë më shumë gjasa të përjetonin sëmundjen nëse po merrnin mjekimin. Novo Nordisk, prodhuesi i medikamenteve të vetme semaglutide në SHBA, theksoi se të dhënat në studimin e ri nuk janë të mjaftueshme për të vendosur një lidhje shkak-pasojë midis përdorimit të ilaçeve semaglutide dhe NAION.