Jason Derulo në Tiranë/ Shpreh dëshirën për të bashkëpunuar me këta këngëtarë shqiptarë

vovalbania August 09, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Jason Derulo në Tiranë/ Shpreh dëshirën për të bashkëpunuar me këta këngëtarë shqiptarë

Artisti ndërkombëtar Jason Derulo do të ngjitet në skenën e Spectapolis në stadiumin “Selman Stërmasi” mbrëmjen e sotme për një koncert që pritet të jetë një ngjarje madhështore për adhuruesit e muzikës.

I njohur për hitet e tij globale si “Want to Want Me,” “Talk Dirty,” “Swalla,” dhe “Savage Love,” Derulo ka bërë emër për performancat e tij energjike, kërcimet mbresëlënëse dhe vokalet e fuqishme.

Në prag të koncertit, Derulo ka ndarë disa detaje ekskluzive për fansat e tij. Ai ka premtuar një shfaqje unike, duke thënë:

“Do të jetë një show i vërtetë. Ajo që po krijojmë është shumë e veçantë. Pothuajse ndryshe nga çdo koncert i mëparshëm. Do të performoj hite nga më të vjetrat tek më të rejat. Nga 2009 në 2024.”

Ky nuk është koncerti i parë i Derulo në Shqipëri. Ai ka ndarë një lidhje të veçantë me vendin dhe kulturën shqiptare, veçanërisht për shkak të ushqimit të shkëlqyer që i pëlqen shumë.

“E shijoj shumë ushqimin. Sot kam pasur eksperiencën më të mirë të kulinarisë,” shprehet Derulo.

Në lidhje me bashkëpunimet e tij muzikore, Derulo ka ndarë mendimet e tij për projektet e kaluara dhe të ardhshme.

Ai e veçon bashkëpunimin e tij me Michael Bublé, duke e quajtur atë një eksperiencë të veçantë. “Michael Bublé ka qenë gjithmonë i preferuari im. Ky bashkëpunim ka qenë i ndryshëm sepse ishte ai që më dha idenë.”

Përveç kësaj, Derulo është i hapur për mundësinë e bashkëpunimeve të reja me artistët shqiptarë. Ai ka shprehur admirim për artistët si Dua Lipa dhe Bebe Rexha dhe ka treguar interes për të punuar me ta në të ardhmen.

“Me Ritën kam qenë në Australi. Bëmë Voice bashkë. Ka qenë eksperiencë shumë e bukur. E njoh dhe Dua Lipën dhe Bebe Rexhën. Nuk kam pasur kënaqësinë të bashkëpunoj ende me to, por ku i dihet. Me këngën e duhur dhe rrethanat e duhura do më pëlqente shumë të bashkëpunoja me artistët shqiptarë.”

Koncerti i Jason Derulo në stadiumin “Selman Stërmasi” premton të jetë një ngjarje e paharrueshme për adhuruesit e muzikës, dhe ndoshta një hap i rëndësishëm për lidhjet e ardhshme muzikore ndërkombëtare.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64080 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE