Pamela Anderson tregon se e pati të vështirë t’i lexonte ditarët e saj të vjetër!

vovalbania August 09, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pamela Anderson tregon se e pati të vështirë t’i lexonte ditarët e saj të vjetër!

Aktorja e famshme, Pamela Anderson, ka thënë se e pati të vështirë t’i lexonte ditarët e saj të vjetër para se të shkruaj librin memoar “Love, Pamela” dhe të publikojë dokumentarin për jetën në platformën transmetuese “Netflix”.

57 vjeçarja, e cila ka dy fëmijë me ish-burrin, Tommy Lee, ka thënë për revistën “Better Homes and Gardens”, se e pati shumë të vështirë ta lexonte të kaluarën nëpër ditarët e saj të vjetër, ndërkohë që po punonte në dokumentar me djalin e madh, Brandonin.

“Brandon ishte me mua si producent duke më ndihmuar t’i bëj bashkë disa pjesëza të jetës time nga e kaluara në dokumentarin e Netflixit. Po shikonim të gjithë ditarët e mi që i kisha ruajtur dhe kjo gjë ishte e dhimbshme për mua”-ka thënë Pamela.

Pamela Anderson ka zbuluar se po publikon një libër gatimi prej 228 faqesh, i cili përfshin 80 receta të bëra vetë dhe të ndikuara globalisht me bazë bimore. Përveç kësaj, libri përfshin këshilla për dizajnin e qëndrueshëm, si dhe kopshtarinë.

Ky libër është përpjekja e dytë për të shkruar e Pamela Anderson, e cila një vit më parë publikoi kujtimet e saj me titull “Love, Pamela”. Anderson ishte një nga ikonat e mëdha të seksit të viteve ’90, kryesisht për rolin e saj si CJ Parker në serialin e kujtuar ‘Baywatch’, duke qenë në kopertinën e të gjitha revistave dhe një nga njerëzit më të famshëm të kohës.

Ndërkaq, Anderson vazhdon të japë detaje nga jeta e saj seksuale në të kaluarën dhe në autobiografinë e saj, aktorja foli për atë që ajo e konsideron përvojën e saj më të mirë në shtrat, duke qenë një histori mjaft e veçantë dhe befasuese. Sipas fjalëve të saj në librin e saj të titulluar “Love, Pamela: A Memoir of Prose, Poetry, and Truth” i cili doli vitin e kaluar, Anderson përmend se përvoja ishte në Buenos Aires me një burrë 80-vjeçar argjentinas kur ajo ishte vetëm 20 vjeç, duke e quajtur atë një nga eksperiencat më sensuale të jetës së saj

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65240 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE