Skandali me një viktimë në azilin në Tiranë, vijojnë hetimet!

vovalbania August 09, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Skandali me një viktimë në azilin në Tiranë, vijojnë hetimet!

Vijojnë hetimet lidhur me skandalin në azilin në Tiranë ku një 78-vjeçar nga Kavaja vrau shokun e dhomës, me pretendimin se i zuri krevatin. Nazime Mulla dhe Glesantina Saraçi, infermiere dhe kryeinfermiere në azilin ku dje u vra i moshuari Virxhil Vesho e që u arrestuan nga Policia e Tiranës, vazhdojnë të këmbëngulin se iu krijua ideja që i ndjeri ishte rrëzuar e jo goditur në gjumë, ndaj nuk njoftuan blutë duke fshehur krimin.

Por, nga verifikimi i pamjeve të kamerave të sigurisë, rezultoi se pasi 82-vjeçari mbeti i vdekur nga goditjet me shkopin e hekurit nga shoku i dhomës, Zyhdi Shehi, e nxorrën trupin e pajetë e pastruan gjakun, para se të njoftonin një agjenci funerale.

Ato deklaruan se i moshuari humbi jetën pasi u rrëzua. Por, pas këqyrjes së viktimës, agjencia funerale e ktheu trupin duke patur dyshime të forta se shenjat nuk ishin nga rrëzimi, por nga dhuna. Viktima Virxhil Vesho, priste që pas dy javësh të mbushte 82-vjeç.

Shoku i tij i dhomës, një historian i njohur përdori bastunin ku mbështetej për shkak të moshës së thyer dhe duke zbardhur e enjtja, e goditi mizorisht në kokë e në trup. Autori u identifikua si Zyhdi Shehi 78 vjeç, i cili tha fjali të paqarta për agjentët kur u pyet për ngjarjen e rëndë.

Për shkak se si viktima ashtu dhe Shehi vuanin nga skleroza, policia ka bindjen se deklarata e historianit të njohur që u shpreh se “e qëlloi shokun pasi i kishte zënë krevatin” mbetet një version që i përket tronditjes.

Por, i moshuari do të akuzohet për vrasje dhe mes shkresave që janë sekuestruar në qendrën private të të moshuarve “Ruaje moshën” , janë marrë edhe dëshmitë e stafit, kryesisht infermierë. Versioni tjetër i autorit ishte se përdori një shkop hekuri duke e qëlluar shokun e tij të dhomës, pasi ai e bullizonte.

Sipas policisë, ekspertët do të caktojnë se në çfarë shkalle ishte i prekur autori nga skleroza, ndërkohë që brenda pak ditësh ai do të dalë para gjykatës penale. Mosha dhe sëmundja e tij pritet të jenë karta e fortë e avokatëve për ta mbrojtur.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65249 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE