Tragjike/Atleti serb mbytet pak para përfundimit të garës!

vovalbania August 09, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tragjike/Atleti serb mbytet pak para përfundimit të garës!

Një ngjarje tragjike ndodhi në një garë CrossFit në Teksas, SHBA, me një atlet nga Serbia që humbi jetën pasi u zhduk nën ujë pak para vijës së finishit. Videot kanë kapur momentet e fundit të Lazar Dukiqit, i cili duket se po përpiqet të qëndrojë jashtë ujit, por nuk ia doli. Trupi i sportistit është gjetur një orë pas mbërritjes së zhytësve të parë në zonë.

Ngjarja tragjike ndodhi në garën e zhvilluar në Marine Creek Lake. Në një video, një spektator është regjistruar duke rënë në ujë për të ndihmuar Dukic pasi shpëtimtarët e ndeshjes duket se nuk e kanë vënë re problemin e sportistit serb.

Whilst everyone is watching Tia race for the finish. Including it appears the @CrossFitGames safety team. lazar dukic is left to drown with apparantely spectators being turned away from attempting a rescue. #Lazar #LazarDukic #FortWorth #CrossfitGames pic.twitter.com/jsE71RQF9r

— Diverbuzz (@diverbuzz) August 8, 2024

Kreu i autoritetit organizator në një konferencë për media shprehu keqardhjen për vdekjen e sportistit dhe shtoi se ka bashkëpunim me autoritetet në Teksas prë hetimin e ngjarjes. Sipas biografisë së Dukic në faqen e internetit të eventit, serb ishte sportisti numër 3 në garën në vendin e tij dhe numri 88 në renditjen botërore.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65858 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE