U vra nga policia serbe, trupi i Faton Hajrizit mbërrin në Kosovë

vovalbania August 09, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
U vra nga policia serbe, trupi i Faton Hajrizit mbërrin në Kosovë

Në orët e para të mëngjesit, trupi i Faton Hajrizit, i cili u vra nga policia serbe, më në fund është transportuar drejt Kosovës.

Avokati i familjes Hajrizi, Arianit Koci, para mediave konfirmoi se misioni tashmë është kryer, dhe se trupi i është dorëzuar organeve përgjegjëse në Kosovë.

“Trupi i është dorëzuar Instituti të Mjekësisë Ligjore, Prokurorit dhe Policisë, ata vazhdojnë me procedurat e mëtejmë. Të gjitha dokumentet që i kam marrë ia kam dorëzuar para prokurorisë”, u shpreh Koci para mediave.

Hajrizi, i arratisur nga një burg në Kosovë, sipas autoriteteve serbe vrau një polic serb dhe plagosi një tjetër në orët e para të 18 korrikut në Lloznicë, qytet në pjesën perëndimore të Serbisë.

Më 19 korrik, Serbia pretendoi se Hajrizi u vra, autoritetet kosovare kërkuan që të konfirmohet identiteti i personit të vrarë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 66259 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE