Vëzhgues nga Shqipëria për parlamentaret e parakohshme në Azerbajxhan!

vovalbania August 09, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Vëzhgues nga Shqipëria për parlamentaret e parakohshme në Azerbajxhan!

25 parti politike do të konkurrojnë më 1 shtator për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Azerbajxhan. Më 28 qershor, presidenti azer, Ilham Aliyev nënshkroi një dekret për shpërbërjen e parlamentit (“Milli Meclis”) dhe caktoi 1 shtatorin si datë për votimet. Zakonisht, Azerbajxhani i mban zgjedhjet parlamentare në nëntor. Por, këtë vit u mor vendimi për shpërndarjen e parlamentit, që të mos ndërpriten përgatitjet për COP29 (Konferenca e OKB-së për Ndryshimet Klimatike) në Baku, në nëntor.

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të jenë të parat që mbulojnë të gjithë territorin e njohur ndërkombëtarisht të Azerbajxhanit që nga koha e rivendosjes së pavarësisë së tij.

Për herë të parë, 25 nga 26 partitë politike në Azerbajxhan do të konkurrojnë për vendet parlamentare në zgjedhjet e parakohshme, njoftoi Mazahir Panahov, kryetar i Komisionit Qendror Zgjedhor. Janë 950 kandidatë të regjistruar nga 1508 individë që aplikuan.

Dy partitë kryesore opozitare po marrin qëndrime të ndryshme për votimin parlamentar. Siç pretendojnë ekspertët vendas, Partia e Frontit Popullor të Azerbajxhanit, për shkak të dobësisë së saj do të vazhdojë serinë e bojkotit duke i bërë këto zgjedhjet e shtata radhazi, në të cilat nuk merr pjesë.

Parlamenti i Azerbajxhanit ka 125 vende, të zgjedhura për një mandat pesëvjeçar. Nevojiten 63 vende për të fituar shumicën në të. Sipas Kushtetutës, detyrat e një Parlamenti të zgjedhur gjatë zgjedhjeve të parakohshme mund të zgjasin më pak se pesë vjet.

Azerbajxhani ka ftuar 20 organizata ndërkombëtare për të vëzhguar zgjedhjet parlamentare të 1 shtatorit.

Do të ketë vëzhgues nga një një numër vendesh, përfshirë Shqipërinë.

Ish-ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati pritet të kryesojë misionin e OSBE-ODIHR/it (Zyrës për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë) gjatë këtij procesi.

Misioni i OSBE-ODIHIR/it i drejtuar nga Bushati përbëhet nga një ekip bazë prej 11 ekspertësh ndërkombëtarë me bazë në Baku dhe 28 vëzhgues afatgjatë që do të vendosen në të gjithë vendin.

Me të mbërritur në Azerbajxhan, pati takime me Jeyhun Bayramovin, Ministri i Punëve të Jashtme të Azerbajxhanit dhe Mazahir Panahovin, Kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Azerbajxhanit (KQZ). ODIHR planifikon gjithashtu të kërkojë 280 vëzhgues afatshkurtër.

Për më tepër, për monitorimin e zgjedhjeve janë akredituar mbi 18 mijë vëzhgues vendorë. Gjatë procesit të zbardhjes së listave të zgjedhësve, në konstatimin e bërë deri më 28 qershor 2024, u konfirmua se Azerbajxhani ka 6 milion e 334 mijë e 444 qytetarë me të drejtë vote.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65782 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE