Vrasja e Dritan Idrizit në Itali, autori: Mbrojtja veten dhe familjen!

vovalbania August 09, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vrasja e Dritan Idrizit në Itali, autori: Mbrojtja veten dhe familjen!

Zbulohen të tjera detaje nga vrasja në Itali e një 38-vjeçari me origjinë shqiptare. Mediat në vendin fqinj raportojnë se shtetasi Dritan Idrizi humbi jetën në kulmin e një debati të dhunshëm dhe mori tre plagë të shkaktuara nga goditjet me thikë. Por, njëra prej tyre ishte fatale pasi i kapi zemrën e nuk mundi të mbijetojë. Lidhur me ngjarjen kriminale të ndodhur në Pesaro Urbino, policia italiane njoftoi se arrestoi tre shqiptarë.

Nga hetimet e karabinierëve u konstatua se 38-vjeçari i plagosur me thikë u transportua nga dy bashkëkombas të tij me makinë, në urgjencën e spitalit, por atje shkoi pa shenja jete. Deri tani është arritur të zbardhet që viktima Idrizi pati një diskutim të ashpër me anëtarët e një familjeje po shqiptare për një borxh në vlerën e 5 mijë eurove.

Kryefamiljari tha se u sulmua me shkop metali e një çekiç nga treshja e shqiptarëve dhe se reagoi duke goditur Idrizin me thikë në trup duke i shkaktuar vdekjen. Edhe pala tjetër iu drejtua Urgjencës në Pesaro.

Autori iu tha hetuesve italianë se ai veproi në kushtet e vetëmbrojtjes, si dhe shtoi:

E godita për të mbrojtur dhe djalin e gruan time!

Hetimet vijojnë e në përfundim të tyre pritet të jepen më shumë hollësi rreth asaj që ka ndodhur në Itali, në sherrin mes shqiptarëve e që përfundoi me një viktimë, si dhe me të plagosur.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64082 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE