Ish-ylli i Formula1 shfaqet me partnerin e tij në një jaht në brigjet franceze!
Ish-ylli i Formula 1, Ralf Schumacher, 49 vjeç tani po jeton hapur dashurinë e tij të vërtetë. Ai është shfaqur me të dashurin e tij Étienne, 34 vjeç, në një jaht në brigjet franceze të Côte d’Azur.
Vëllai i ikonës së Formula 1, Michael Schumacher, e pranoi publikisht homoseksualitetin e tij për herë të parë në një postim në Instagram më 14 korrik 2024.
Michael Schumacher ishte edhe një nga sportistët më të pasur në botë. Pasuria e tij në vitin 2012, në sezonin e tij të fundit, e kaloi vlerën e 1 miliard dollarëve. Megjithatë, jeta përrallore e Michael dhe familjes së tij do të ndryshonte rrënjësisht në fund të vitit 2013. Michael u përfshi në një aksident me ski në resortin dimëror të Mirabelit, i cili i shkaktoi dëmtime të rënda në tru.
Pas trajtimit në spital, Michael u dërgua në shtëpi, në një dhomë të projektuar posaçërisht ku monitorohet 24 orë në ditë nga një ekip i specializuar mjekësh dhe infermierësh. Familja e Schumacher, me gruan e tij, Corina tani në krye, kanë bërë gjithçka për t’i ofruar atij kujdesin më të mirë të mundshëm, por edhe për ta mbrojtur atë nga sytë kureshtarë.
Dihet pak për shëndetin e Michael. Dimë vetëm se ndodhet në Zvicër. Megjithatë, të gjitha më sipër i kushtuan shtrenjtë familjes Schumacher. Sipas gazetës italiane La Repubblica, familja Schumacher paguan rreth 7 milionë dollarë në vit për kujdesin e Michael. Familja e gjermanit ka shitur së fundmi avionin e tij privat, një kullë në Norvegji dhe pjesë të rëndësishme të koleksionit të orëve të tij.
Ndonëse kanë kaluar 10 vite nga aksidenti tragjik i Michael Shumacherit teksa bënte ski në alpe, gjendja shëndetësore e ish-pilotit vijon të jetë një temë shumë e diskutuar në botën e Formulës 1 dhe jo vetëm. Thuajse të gjithë ata që kanë pasur raporte dhe kanë qenë të afërt me gjermanin janë pyetur për gjendjen shëndetësore aktuale të legjendës së Formulës 1.