Japoni, frikë për megatërmet: Thirrje banorëve për “blerje racionale”!

vovalbania August 10, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Japoni, frikë për megatërmet: Thirrje banorëve për “blerje racionale”!

Teksa Japonia përgatitet për mundësinë e një “megatërmeti’, autoritetet vendase i kanë bërë thirrje banorëve të shmangin blerjet e shfrenuara e të panevojshme.

Njerëzit kanë vërshuar nëpër dyqane, duke blerë gjëra më shumë sesa zakonisht, përfshirë edhe pajisje që shihen si të domosdoshme në kohë fatkeqësish.

Zyrtarët vendas vetë e kanë pohuar se pas tërmetit të magnitudës 7.1 që goditi vendin të enjten duke lënë 14 persona të plagosur, Japonia mund të përballet me një lëkundje tjetër te tokës akoma edhe me të madhe.

Disa flasin për një goditje që mund të kapërcejë magnitudën 9. Dyqanet në Tokio kanë vendosur një paralajmërim në hyrje ku shprehet keqardhje për mungesën e  disa produkteve, të cilën ia faturojnë i “raportimeve në media për tërmetin”, ndërsa thuhet se me gjasë, do të përcaktohet sasia e ujit që mund të blihet, për shkak të blerjeve joracionale.

Njerëzit kanë duke u përgatitur realisht për mundësinë e një super tërmeti.

“Lokali ku unë punoj është nëntokë dhe nëse tërmeti ndodh papritur, mundësitë që të arrij të largohem, janë të pakta. Jam  duke u përpjekur të gjej mënyrat sesi të lëviz sa më shpejt në një rast të tillë”, tha Kokoro Takeuchi, punonjëse lokali.

Lëkundjet më të mëdha ndonjëherë në Japoni konsiderohen ato të vitit 2011, kur një tërmet me magnitudë 9.0 goditi në Oqeanin Paqësor 72 kilometra në lindje të Gadishullit Oshika.

Mbi 19,000 vetë humbën jetën atëherë nga tërmeti dhe tsunami që e pasoi, i cili gjithashtu shkaktoi një incident të madh në termocentralin bërthamor të Fukushimës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65779 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE