Kërkohet nga policia, zbulohet vendndodhja e reperit Stresi

vovalbania August 10, 2024 0 koment 3 Mund të lexoni në minuta.
Kërkohet nga policia, zbulohet vendndodhja e reperit Stresi

Noizy dhe Dj Crax u arrestuan nga policia disa ditë më parë në Shëngjin, pak orë para se të performonin në një klub.

Më pas u dha vendimi “arrest me burg” për Noizyn dhe Crax, të cilët ishin të përfshirë në sherrin e dhunshëm në Kosovë, ku mbeti i dëmtuar rëndë kundërshtari i tyre, TikTok-eri Medi Iseni.

Në kërkim është shpallur edhe reperi Stresi, i cili ende është në arrati.

Mirëpo vendndodhjen e Stresit e ka zbuluar në një intervistë të fundit menaxheri i tij, i cili ka deklaruar se reperi ndodhet në Shqipëri por nuk do të dorëzohet deri sa të qetësohet situata.

Pjesë nga intervista:

Si është gjendja psikologjike e Stresit… një situatë aspak e mirë për të, apo jo?

Për momentin jo! Stresi është në Shqipëri, është në vendin e tij.

Nga komunikimi që keni pasur, si ka ndodhur ngjarja? Ai shprehet se nuk ka pasur lidhje dhe se nuk e ka nxjerrë në pritë, sikurse Iseni pretendon?

Stresi asnjë nuk e ka prerë në besë, as Noizy nuk ka prerë asnjë në besë. Ai që e ka sulmuar i pari, ka pasur probleme personale me Medi Isenin. Ka pasur probleme personale me të. Deklarimet janë dhënë të gjitha në polici, edhe unë kam deklaruar sot. Shfajësohen si Noizy si Stresi. Rasti ka qenë që njëri ka pasur problem personal me Medin, dhe njerëzit e tij janë ballafaquar me njerëzit e Stresit dhe të Noizyt. Kjo ka qenë arsyeja pse ka ndodhur sherri.

Keni qenë atë mbrëmje në vendngjarje?

Kam qenë në vendngjarje, ne kemi qenë me Medin dhjetë minuta, jo një minutë, duke folur më Stresin dhe duke sqaruar gjërat    që kanë pas më herët. Jemi përshëndetur krejt normal me Medin dhe kemi folur siç i ka hije. Dhe kur kanë zbrit njerëzit e Noizyt, njeri prej tyre ka pasur problem personal me Medin, nuk e kanë sulmuar as për Noizyn as për Stresin. Stresi ka zgjat dorën dhe i ka thënë “mos, mos”.

Stresi ka tentuar që të “sheshojë” konfliktet që ka pasur më parë Noizy me Isenin?

Unë i kam thënë dhe Stresit në tavolinë, që do i lëmë të gjitha gjërat pas dhe do shohim para, kemi koncertet dhe datat. Provo t’ia falësh. Dhe Stresi ka qenë shumë pro pajtimit.
Në një prononcim për Top Channel, Iseni ka bërë një deklaratë të fortë dhe ka thënë se Stresi ka qenë i armatosur…Asnjëlloj arme s’ka pasur Stresi, as njerëzit e tij, se ne nuk kemi shkuar për të luftuar.

Keni pasur komunikim me Isenin pas ngjarjes?

Jo, sepse unë nuk kam probleme me të, as ai më mua dhe i uroj fat në jetë dhe të rikuperohet sa më shpejt.

A mendon Stresi të dorëzohet?

Për momentin jo! Është puna shumë e nxjehtë dhe do të qetësohet pak, ajo është arsyeja pse nuk paraqitet për momentin, dhe e ndjen veten të pafajshme.

Në disa reagime të fundit në rrjetet sociale, Stresi i ka bërë thirrje ministres së Drejtësisë së Kosovës, i kërkon të mos merret me ekstradimet e Noizyt dhe DJ të tij, apo arrestimin e Stresit, por me çështje të tjera që sipas tij janë më të rëndësishme në Kosovë…. a është ky një mesazh drejtuar autoriteteve që çështja të pushohet?

Për momentin është tensioni i lartë dhe dalin fjalët që ndoshta nuk i paramendon njeriu, dhe e ndjen veten të pafajshëm, dhe reagon si i pafajshëm.

A keni pasur komunikim me Noizyn?

Jo, fatkeqësisht nuk kemi pasur komunikim, por ka rrethet e mia që informohem për të… uroj të lirohet sa me shpejt sepse edhe ai ka qenë i pafajshëm…

Keni besim të drejtësia?

Ata janë akuzuar pa fakte, nuk ka asnjë fakt! Nuk e kuptoj pse Noizy ndodhet i arrestuar. Në asnjë video nuk shihet që Noizy apo Stresi sulmojnë Medin.

Ka një mesazh Stresi për autoritet e drejtësisë së Kosovës, apo të Shqipërisë?

Stresi shpreson shumë në drejtësi, dhe në dy shtetet. Stresi nuk është bespremë, është njeri i besës. Ai kërkon vetëm të mblidhen provat… kundër tij nuk ka asnjë provë.

Cilat janë hapat që Stresi do të ndërmarrë për këtë çështje?

Do të presim çfarë të vendosë prokuroria. Do të marrim pak frymë dhe është bërë gjithë kjo turbullirë shumë e madhe, që nuk ka pasur nevojë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64098 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE