“Pas 2 vitesh jetese me kancer të mushkërive…”/ Ndërron jetë në moshën 56-vjeçare ish-CEO i “Youtube”!

vovalbania August 10, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Pas 2 vitesh jetese me kancer të mushkërive…”/ Ndërron jetë në moshën 56-vjeçare ish-CEO i “Youtube”!

Ish-CEO i “Youtube”, Susan Wojcicki, ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare.

Mediat e huaja shkruajnë se Wojcicki vdiq nga kanceri në mushkëri, pasi jetoi me sëmundjen për dy vjet, ndërsa të premten, më 9 gusht, bashkëshorti i saj Dennis Troper njoftoi në “Facebook” lajmin e trishtë.

Me pikëllim të thellë ndaj lajmin për vdekjen e Susan Wojcicki”, shkroi ai., duke shtuar: “Gruaja ime e dashur prej 26 vitesh dhe nëna e pesë fëmijëve tanë na la sot pas 2 vitesh jetese me kancer të mushkërive me qeliza jo të vogla. Susan nuk ishte thjesht shoqja dhe partnerja ime më e mirë në jetë, por një mendje e shkëlqyer, një nënë e dashur dhe një shoqe e dashur për shumë njerëz. Ndikimi i saj në familjen tonë dhe botën ishte i pamatshëm. Jemi zemërthyer, por mirënjohës për kohën që kaluam me të

Wojcicki u bë CEO e “Youtube” në 2014. Ajo ishte një figurë e shquar gjatë shfaqjes dhe zhvillimit të ndarjes së videove në mediat sociale dhe mbajti pozicionin e saj si CEO për nëntë vjet përpara se të largohej në shkurt 2023.

CEO i “Youtube”, Neal Mohan, shkroi për paraardhësin e tij në kompani në X (ish-Twitter):

Sot ne @youtube humbëm një shok ekipi, mentor dhe mik, @SusanWojcicki. Unë pata fatin të takova Susan 17 vjet më parë kur ajo ishte arkitektja e blerjes së DoubleClick. Trashëgimia e saj jeton në gjithçka që ajo preku @google dhe @youtube.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64082 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE