Policia franceze merr vendimin mbi Travis Scott pas arrestimit në Paris

vovalbania August 10, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Policia franceze merr vendimin mbi Travis Scott pas arrestimit në Paris

Përfaqësuesit e Travis Scott konfirmuan se reperi është liruar pa asnjë akuzë mbi të pas incidentit në një hotel në Paris gjatë Lojërave Olimpike 2024.

Artisti i njohur, 33 vjeç, u arrestua herët në mëngjesin e së premtes pas një konflikti me truprojën e tij në hotelin luksoz Four Seasons George V në kryeqytetin francez.

Por përfaqësuesit e Scott deklaruan për “Page Six” se të shtunën në mëngjes, “Travis Scott është liruar dhe asnjë akuzë nuk rëndon mbi të.” Një burim i afërt me reperin tregoi gjithashtu, “Ai u arrestua pas një konflikti me truprojën e tij, që ndodhi për shkak të një ngacmimi të paparacëve, që e rrethuan dhe e vunë në një situatë të rrezikshme.” Burimi shtoi se “Policia franceze reagoi më shumë seç duhet dhe e arrestoi, duke e mbajtur në paraburgim për 24 orë thjesht për një debat. Nuk pati asnjë dhunë.”

Prokurorët francezë deri tani nuk kanë dhënë një deklaratë zyrtare.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64250 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE