7 këshilla për ju që ziheni shpesh në lidhje

vovalbania August 11, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
7 këshilla për ju që ziheni shpesh në lidhje

Nëse zënkat në lidhjen tënde janë të shpeshta, atëherë mos përto, por lexo këto 7 këshilla, nga terapistët e çifteve:

1. Merr frymë thellë

Nëse je nxehur me partnerin/ en, mundohu të marrësh njëherë frymë thellë. Kjo do të të ndihmojë të mos nxitohesh, të rrëmbëhesh nga inati momental dhe të rikthehesh në realitet. Më pas, reagimi do të jetë shumë ndryshe nga ai fillestari.

2. Konsidero ta diskutosh më vonë konfliktin

Nëse je në punë, apo po debatoni virtualisht, përpiqu ta shtysh për më vonë diskutimin. Kështu, të dy do të jeni më të qetë, më të arsyeshëm dhe do të mund të sqaroheni përballë.

3. Mos devijo nga tema!

Ka një problem themelor që ju ka çuar drejt një zënke. Mos rihap çështje të së shkuarës, por këmbëngul në zgjidhjen e problemit të së tashmes. Sa herë që të devijosh nga tema, mendo Blendi Fevziun me shkop, që të thotë: “Pushooo Laaaame, puusho!”.

4. Mos u grind që të fitosh

Një lidhje nuk është një fushëbetejë. Nëse argumentet e partnerit/ es bëjnë më shumë sens, ndoshta duhet të tërhiqesh dhe të kërkosh ndjesë.

5. Dëgjo me kujdes partnerin/ en

Mos krijo një skenar dhe të veprosh sipas tij. Dëgjo se ç’po thotë personi përballë dhe pesho shpjegimet dhe argumentet.

6. Përdor fjalën “unë”

Nëse po bëni një bisedë me tematikë të vështirë, atëherë, fol gjithmonë në vetë të parë. Bonus? Trego situata specifike dhe ndjesitë e tua. Sa më shumë shembuj të sjellësh, aq më i/ e qartë do të jesh!

7. Gjej një të mesme të artë

Nëse debati është konstruktiv, atëherë të dy do të merrni mësime. Gjej një të mesme të artë, e cila vlen dhe u shërben të dyja palëve. Kështu, do të arrini edhe më shumë tolerancë dhe mirëkuptim në marrëdhënie.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64003 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE