Debati për urën e Ibrit, Vuçiç: Presim provokime, KFOR nuk duhet ta lejojë hapjen e saj!

vovalbania August 11, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Debati për urën e Ibrit, Vuçiç: Presim provokime, KFOR nuk duhet ta lejojë hapjen e saj!

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar të mos lejojë hapjen e urës së Ibrit në Mitrovicë, siç kanë paralajmëruar autoritetet e Kosovës.

Ai tha se KFOR nuk duhet ta lejojë hapjen e saj duke shtuar se pret provokime të reja, në datat 14-15 gusht, kur Vuçiç pretendon se do të hapet ura e Ibrit.

“Ne kemi respekt për Kfor-in dhe besoj se KFOR-i do ta bëjë punën e tij”, tha të dielën presidenti serb.

Këto deklarata vijnë në një kohë kur Kosova ka paralajmëruar se ura kryesore mbi Ibër – që ndan Mitrovicën e Jugut me shumicë shqiptare, me Mitrovicën e Veriut, me shumicë serbe – do të hapet plotësisht për qarkullim. Aktualisht ajo është e hapur për këmbësorë, por jo edhe për makina, dhe në të patrullojnë karabinierët italianë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Autoritetet e Kosovës kanë nisur të bëjnë inspektime për hapjen e urës dhe më herët gjatë javës kanë kontraktuar një kompani për të vlerësuar fuqinë mbajtëse të urës, para hapjes për qarkullim të automjeteve.

Për këtë çështje, BE dhe SHBA kanë paralajmëruar Kosovën për shtim të masave ndëshkuese, duke thënë se nuk e mbështesin hapjen e urës në këto momente dhe se ajo duhet të jetë pjesë e dialogut. Po ashtu vendet e QIUNTIT kundërshtojnë Kosovën edhe për mbylljen e 9 degëve të Postës së Serbisë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65794 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE