Kishin dalë në liqen me kanoe, por humbën kontaktet! Policia shpëton babin me dy fëmijët e mitur

vovalbania August 11, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kishin dalë në liqen me kanoe, por humbën kontaktet! Policia shpëton babin me dy fëmijët e mitur

Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare i kanë shkuar në ndihmë një shtetasi së bashku me dy fëmijët e tij, të cilët kishin humbur kontaktet, ndërsa kishin dalë në liqenin e Pogradecit me kanoe.

Menjëherë shërbimet e Njësisë Policore Detare me  Jet Ski, dolën në liqen, ku bënë të mundur lokalizimin e kanoes me tre shtetasit larg perimetrit të sigurisë, dhe siguruan  kthimin në breg  të tyre pa probleme.

Njoftimi i policisë:

Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare i shkuan në ndihmë një shtetasi dhe dy fëmijve të tij të mitur, që kishin dalë në liqen me një mjet lundrues kanoe.

Rreth orës 12:45, në sallën operative të Komisariatit të Policisë Pogradec, ka mbërritur një telefonatë, ku një shtetase kërkonte ndihmë, pasi bashkëshorti i saj shtetasi Gj. R., së bashku me dy fëmijët e tyre të mitur, kishin dalë në liqen me një mjet lundrues kanoe, dhe kishin humbur kontaktet.

Menjëherë shërbimet e Njësisë Policore Detare me  Jet Ski, dolën në liqen, ku bënë të mundur lokalizimin e kanoes me tre shtetasit larg perimetrit të sigurisë, dhe siguruan  kthimin në breg  të tyre pa probleme.

Qytetari falenderoi shërbimet e Policisë për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar.

Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detate janë të angazhuara maksimalisht në shërbim të qytetarve, vizitorve dhe turistëve dhe në këtë kuadër fton qytetarët që në rast nevoje të telefonojnë në numrin pa pagesë 112 📞.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65722 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE