Konflikt fizik me 1 viktimë në Pogradec, 4 në pranga!

vovalbania August 11, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Konflikt fizik me 1 viktimë në Pogradec, 4 në pranga!

Një konflikt fizik për motive të dobëta në Pogradec i kushtoi jetën një 42-vjeçari, i identifikuar si shtetasi Egli Proga. Ngjarja ndodhi një ditë më parë në lagjen nr.1 të qytetit juglindor dhe policia arrestoi autorin e dyshuar e tre persona, se nuk kallëzuan krimin e për veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës.

Gjatë konfliktit me një 29-vjeçar, jashtë mjediseve të një lokali në Pogradec, viktima u rrëzua në tokë pa ndjenja e për pasojë ndërroi jetë. Shtetasi Denis Meçe tentoi largimin nga vendi i ngjarjes, por u kap në kohë të shpejtë nga uniformat blu e tashmë akuzohet për veprën penale “Vrasja me dashje”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi zyrtar: 

Në lagjen nr. 1 Pogradec, gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi D. M., 29 vjeç, dyshohet se jashtë ambienteve të një lokali është konfliktuar fizikisht me shtetasin E. P., 42 vjeç, i cili gjatë konfliktit fizik është rrëzuar në tokë pa ndjenja dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Shtetasi D. M., 29 vjeç, pas konflikt është larguar nga vendi I ngjarjes por falë reagimit në kohë të Policisë u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tij për veprën penale “Vrasja me dashje”.

Në vijim të veprimeve për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje, shërbimet e Seksioni për Krimet Kundër Personit në DVP Korçë në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasit:

V. S., 40 vjeç, A. M., 55 vjeç, dhe L. G., 47 vjeç, për veprat penale “Moskallzim krimi”, dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Këta shtetas kanë qenë të pranishëm kur ka nodhur ngjarja dhe nuk kanë kallëzuar krimin duke penguar zbardhjen e së vërtetës.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65801 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE