Parashikimi i motit: I nxehti afrikan në vend, temperaturat shkojnë deri në 41 gradë

vovalbania August 11, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Parashikimi i motit: I nxehti afrikan në vend, temperaturat shkojnë deri në 41 gradë

Sipas MeteoAlb: Do të mbetet Shqipëria nën ndikimin e qarkullimit të masave ajrore të nxehta Afrikane duke bërë që; moti i kthjellët dhe temperaturat e larta të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të territorit ku vlera ekstreme priten në qarqet; Shkodër; Elbasan; Berat dhe Gjirokastër 40 dhe mbi 40 gradë celcius. Pjesa e dyte e ditës do të sjellë vranësira të lehta e kalimtare në të gjithë territorin ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore verilindore dhe juglindore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale edhe në ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 19°C vlera minimale në Ersekë deri në 41°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64082 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE