Shqipëria siguron medaljen e dytë olimpike me mundësin Dudaev!

vovalbania August 11, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shqipëria siguron medaljen e dytë olimpike me mundësin Dudaev!

Me Lojërat Olimpike të Parisit, Shqipëria “ndahet” me dy medalje të bronzta. Ashtu si Chermen Valiev, edhe rusi i natyralizuar, Islam Dudaev siguroi Medalje Bronzi pasi mposhti 13-12 rivalin hungarez Iszmail Muszukajev, në kategorinë 65 kilogramë stil i lirë. Dudaev kaloi direkt në finale për medaljen e bronzit. Kjo u njoftua sot nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, KOKSH:

Mundësi i Shqipërisë siguroi finalen, pasi kundërshtari i tij, amerikani Zain Allen Retherford, nuk ka arritur dot peshën.

Dudaev garoi në orën 12:10 kundër hungarezit Iszmail Muszukajev për Medaljen e Bronzit, e dyta për vendin tonë në Lojërat Olimpike të Parisit, të cilat mbyllen sot. Me flamurin e Shqipërisë, në atletikë, qitje, not dhe mundje garuan 8 sportistë, përfshirë atleten Luiza Gega, e cila nuk mundi të kualifikohej në baterinë e saj duke mbyllur shumë shpejt ëndrrën e Parisit.

Mundja solli rezultatet më të mira dhe Shqipëria numëron dy medalje bronzi në këtë sport. Të parën e mundësoi dje mundësi Chermen Valiev, duke u renditur i treti në stilin e lirë në mundje në peshën deri në 74 kg. 25-vjeçari mundi 6-2 rivalin nga Taxhikistani, Viktor Rassadin.

Drejtuesit më të lartë të vendit përshëndetën këtë zhvillim. Tashmë me Islam Dudaevin, Shqipëria krenohet me medaljen e dytë.

Sot në ditën e fundit të Lojërave Olimpike që po zhvillohen në Paris prej 26 korrikut, bëhet e ditur se Kina kryeson tabelën e medaljeve të arta, e ndjekur në vendin e dytë në renditjen e përkohëshme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, SHBA, por me diferencë të dukshme në numrin e përgjithshëm të medaljeve të fituara, sipas olympics.com. E treta, Australia.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65834 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE