Urdhëroi masakrimin e të resë, ja çfarë shkruan gazeta e Ledion Liços për Antonela Berishën

vovalbania August 11, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Urdhëroi masakrimin e të resë, ja çfarë shkruan gazeta e Ledion Liços për Antonela Berishën

Një ngjarje e fundit tronditi mbarë opinionin publik.

Klea Prenga, një 24 vjeçare u shfaq me shenja të frikshme dhune në fytyrë dhe e gjakosur nëpër trup, ndërsa akuzonte Antonela dhe Mariela Berishën se kishin porositur një person për ta dhunuar.

Sipas Prengës, ato dyshonin se ish-burri i Marielës e ka tradhtuar atë pikërisht me 24-vjeçaren.

Menjëherë pasi ngjarja u bë publike, policia reagoi duke i shpallur në kërkim dy motrat.

E teksa ende nuk ka informacion për vendodhjen e tyre, një reagim ka ardhur nga gazeta e Ledion Liços, bashkëshortit të Sara Hoxhës, drejtuese e “Top Channel”, televizionit që e bëri të njohur Antonelën për publikun.

“Në kërkim nga policia,[…]’bëhet e gjallë’ Antonela Berisha”- është ky titulli tendencioz në artikullin që i dedikohet dhunës së ish-konkurrentes së “Përputhen” ndaj 24-vjeçares Prenga.

Sa i përket përshkrimit, në artikull mes të tjerash thuhet se Antonela ka bllokuar komentet në Instagram pas ofendimeve të shumta që po merrte.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65722 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE