Fshehja e ngjarjes së rëndë në Pogradec/ Avokati i Popullit: Ka nisur një verifikim mbi veprimet e policisë dhe…

vovalbania August 12, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Fshehja e ngjarjes së rëndë në Pogradec/ Avokati i Popullit: Ka nisur një verifikim mbi veprimet e policisë dhe…

Institucioni i Avokatit të Popullit ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Pogradec, ku 42-vjeçari Egli Proga u dhunua për vdekje.

Në një reagim, avokati i popullit shprehet se ka nisur një verifikim të plotë mbi veprimet dhe procedurat e ndjekura nga organet kompetente, pas akuzave të ngritura nga familjarët se u tentua të fshihej ngjarja për të shpëtuar autorin nga dënimi.

Reagimi i plotë:

Institucioni i Avokatit të Popullit shpreh shqetësimin e thellë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Pogradec, ku një qytetar humbi jetën në rrethana të dyshimta.

Në veçanti, Avokati i Popullit shpreh shqetësim për pretendimet e ngritura nga familjarët e viktimës dhe një pjesë e opinionit publik në Pogradec, lidhur me mundësinë e fshehjes apo manipulimit të ngjarjes nga strukturat e policisë lokale.

Avokati i Popullit, si institucion i pavarur kushtetues, jo vetëm ka për detyrë të mbrojmë të drejtat e njeriut por edhe të garantojë transparencë dhe drejtësi në çdo rast ku mund të jenë shkelur këto të drejta. Përsa më sipër Avokati i Popullit njofton se ka nisur një verifikim të plotë mbi veprimet dhe procedurat e ndjekura nga organet kompetente në këtë çështje.

Ky verifikim do të synojë të hedhë dritë mbi të gjitha aspektet e ngjarjes, përfshirë edhe pretendimet për moszbardhjen e drejtë të situatës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65785 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE