Helikopteri përplaset në çatinë e një hoteli, ndërron jetë piloti!

vovalbania August 12, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Helikopteri përplaset në çatinë e një hoteli, ndërron jetë piloti!

Një helikopter u rrëzua mbi çatinë e një hoteli bregdetar në Cairns të Australisë, në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke shkaktuar vdekjen e pilotit dhe zjarr. Autoritetet vendase bënë të ditur se piloti ishte i vetmi pasagjer në helikopter. Sipas tyre qindra qytetarë dhe stafi i hotelit luksoz DoubleTree by Hilton, u evakuuan, pasi helikopteri u rrëzua në ndërtesën pranë Cairns Esplanade, një shëtitore ujore e popullarizuar nga udhëtarët në qytetin verior të Queensland.

Policia ka rrethuar zonën në brezin turistik të frekuentuar dhe kompania charter Nautilus Aviation tha se po punonte me zyrtarët ndërsa ata hetonin “përdorimin e paautorizuar” të një prej avionëve të kompanisë. Dëshmitarët treguan për CNN momentet e tmerrit, teska panë helikopterin të rrëzohej mbi ndërtesë. “Helikopteri kishte kaluar mbi pemë dhe një ndërtesë tjetër më të lartë përpara se të godiste çatinë e hotelit shtatëkatësh”-tha një nga dëshmitaret.

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64239 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE