Horoskopi javor: Zbulo ç’do të ndodhë me shenjën tënde

vovalbania August 12, 2024 0 koment 4 Mund të lexoni në minuta.
Horoskopi javor: Zbulo ç’do të ndodhë me shenjën tënde

Fjalët që do të thuash do të të ofrojnë lirinë që ti kërkon.

Një lidhje e fuqishme mes Marsit dhe Jupiterit në Binjakë do të të kujtojë se bisedimi me veten do të të ofrojë çlirimin, ose do vijojë të të mbajë peng për më gjatë. Zgjidh me kujdes dhe bëhu gati për ndryshime të mëdha!

Një tjetër ngjarje e rëndësishme do të ndodhë të dielën, kur Dielli dhe Mërkuri do të përqendrohen në Luan për të të dhënë një mësim, të cilin duhet ta ndjekësh me kujdes.

Dashi

Komunikimi është çelësi, sidomos gjatë kësaj jave. Përdori me kujdes fjalët dhe shprehe qartë atë që ke në mendje, sidomos gjatë ditës së mërkurë, kur Marsi dhe Jupiteri të kërkojnë që të fokusohesh te mendimet e tua dhe mënyra e komunikimit. Lidhja e Diellit dhe Mërkurit në Luan gjatë ditës së diel do të të frymëzojë që të hysh në periudhën tënde më kreative.

Demi

Qëndro me këmbë në tokë, i dashur Dem. Lidhja Mars-Jupiter te Binjakët do të të nxisë që të dëgjosh mësimet e urta dhe të mençura që do të marrësh gjatë kësaj periudhe. Kontrollo ndjesitë e tua për të gjetur saktësisht se ç’duhet të shmangësh dhe ku duhet të afrohesh saktësisht. Lidhja Diell-Mërkur fuqizon inteligjencën tënde emocionale dhe të frymëzon që të identifikosh ndjesitë e tua në kohë reale.

Binajkët

Një version i ri i yti është gati të shfaqet. Të mërkurën, do të ndodhë një lidhje mes Marsit dhe Jupiterit dhe kjo të ofron një mundësi të artë për t’ia nisur nga e para. Është koha për të plotësuar një ëndërr ose dëshirë që të çon drejt rrugëtimit të personit që ti do të bëhesh. Dielli dhe Mërkuri gjithashtu do të të tregojnë se ti je komunikuesi i horoskopit për një arsye, ndaj përdore këtë armë që ke në dorë.

Gaforrja

E kaluara ia vlen të mbetet pas. Një kapitull i ri do të nisë në jetën tënde me lidhjen e Marsit dhe Jupiterit në Binjakë. Kjo lidhje të ndihmon të qëndrosh një person më i hapur dhe dashamirës në të tashmen, në vend që të vijosh ta mbash mendjen te dhimbjet e së shkuarës. Lidhja e veçantë Diell-Mërkur i jep jetës tënde një tjetër kuptim, sidomos në aspektin e financave, duke të të mësuar se si të tërheqësh më shumë bollëk në jetën tënde.

Luani

Udhëto me miqtë e tu dhe ndërmerr aventura të reja! Një lidhje pasionante mes Marsit dhe Jupiterit në Binjakë do të të japë të gjithë dozën e duhur të argëtimit dhe do të të orientojë drejt komunitetit tënd. Do të jesh një dëgjues/e më aktiv/e se zakonisht, duke kuptuar kështu në mënyrën e duhur atë që të tjerët do të të thonë.

Virgjëresha

Çfarë dëshiron në aspektin profesional, Virgjëreshë? Do të ndodhë gjatë të mërkurës një lidhje mes Marsit dhe Jupiterit në Binjakë dhe kjo do të të nxisë që të vendosësh me veten se ku do të shkosh. Do të jesh një person më i sinqertë me veten dhe do të bësh hapa të vegjël, por domethënës drejt rrugës që do të ndërmarrësh. Lidhja Diell-Mërkur të lidh sërish me meditimin, mirënjohjen dhe dëshirën për shërim.

Peshorja

Gota është gjysmë plot, e dashur Peshore! Përdore këndvështrimin tënd optimist në shumë drejtime në jetë. Kështu, do të arrish të mbash një qasje më të mirë dhe të gjesh zgjidhje për çdo situatë. Të dielën, në lidhjen e Diellit dhe Mërkurit do të përjetosh momente magjepsëse me miqtë, pasi është fiks periudha kur do të rilidhesh me njerëz të rëndësishëm në jetën tënde.

Akrepi

Seksi, para se të jetë fizik, është mendor, Akrep! Të mërkurën do të ndodhë një lidhje mes Marsit dhe Jupiterit dhe kjo do të të bëjë të kuptosh se truri është organi më i rëndësishëm seksual. Luaj me imagjinatën tënd, me fjalët, historitë dhe krijo një paralojë joshëse. Të dielën do të kesh një tjetër qasje për karrierën, falë bashkëveprimit të Diellit dhe Mërkurit.

Shigjetari

Gjej zgjidhjen që sjell fitim për të gjithë, Shigjetar! Lidhja Mars-Jupiter te Binjakët të motivon të negociosh dhe të bësh kompromise në mënyra të ndryshme, por fitimprurëse. Shamnge mendësinë që të bën të jesh egoist/e dhe merru më shumë me kureshtjen, korrektësinë dhe dëshirën për të gjetur një të mesme të artë.

Bricjapi

Qëllimet e tua duhet të jenë paaak më të vogla, në mënyrë që të realizohen më shpejt dhe ti të kesh më shumë besim te vetja dhe aftësitë e tua. Ka një bashkëveprim mes Marsit dhe Jupiterit, i cili të motivon që qëllimet e tua, fillimisht, të përkojnë me një strategji me hapa dhe synime më të realizueshme, sepse fundja, para se të vraposh, duhet të bësh pak nxemje. 🙂

Ujori

Shprehe veten, Ujor! Lidhja e guximshme mes Marsit dhe Jupiterit të frymëzon të thuash një të vërtetë të rëndësishme për veten, gjatë ditës së mërkurë. Do të zbulosh se për të gjetur fuqinë që fshihet brenda teje, duhet të ndalosh së fshehuri identitetin tënd të vërtetë. Lidhja Diell-Mërkur, e cila do të ndodhë gjatë ditës së diel, do të të rikujtojë se të kundërtat tërhiqen dhe ti do të mund të mësosh shumë nga dallimet.

Peshqit

Duhet të mësosh të vendosësh kufijtë e shëndetshëm për veten. Komunikoji ato dhe nëse do të të duhet, vendos një barrierë ndaj njerëzve që nuk i dinë limitet. Do të arrish të kesh më shuëm vetëbesim dhe kurajo, sidomos gjatë ditës së mërkurë. Të dielën, do të mund të bësh ca hapa ta vegjël që të çojnë drejt mirëqenies.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65722 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE